Basha: Ramën e rrëzojmë duke shembur kriminelët dhe oligarkët, ja si bëhet vettingu

E Enjte, 27 September 2018 21:50

Lulzim Basha, tha se e vetmja mënyrë për të rrëzuar Ramën nga pushteti, është duke i shembur të gjitha shtyllat që e mbajnë atë në pushtet. Sipas tij me vettingun në politikë dhe plani antimafia, opozita do ja dalë që të rrëzojë krimin në pushtet.

‘Që të largojmë Ramën, duhet të shembim të gjitha shtyllat që e mbajnë atë në pushtet, që janë kriminelët dhe oligarkët. Ne duhet të shkatërrojmë sistemin, që janë vettingu politik dhe plani antimafia, që mos lejojmë që taksat e shqiptarëve të merren nga një grup njerëzish’, tha Basha.

Sipas tij vettingu në politikë, synon largimin e të gjithë banditëve nga pushteti.

 ‘Shqiptarët e mbajnë mend fare mirë se Rama në parlamentin e kaluar futi brenda njerëz pa asnjë lidhje me politikën dhe PS-në, por erdhën aty sepse me paratë e pista dhe me bandat kriminale i dhanë votat në 2013-të. Një pjesë e mirë e tyre, Ndoka, Frroku, Prenga, Rroshi etj, vinin nga grupe kriminale të organizuara. Këta njerëz pak muaj pasi erdhën në psuhet filluan të diktojnë gjithçka. Shkuam në bojkot parlamentar, pas përleshjes në kuvend. Pas 6 muajsh me ndërhyrjen e amerikanëve, miratuam ligjin për dekreminalizimin, ky ligj ka larguar mbi 300 zyrtarë të lartë dhe politikanë të inkriminuar. Por çfarë ndodh sot? Duke qenë se ky ligj u bë pengesë për përfaqësinë e grupeve kriminale në Kuvend ata e dhanë me konçension. Ata afruan njerëzit dhe të afërmit e tyre në parlament.  Pse ka nevojë për vettingun në politik, sepse marrëdhënia mes politikës dhe krimit ka ndryshuar, nuk janë më banditët por përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Taulant Balla ëhstë këtu. Ne jemi në kushte kur Ministri i Brendshëm ka vëllain trafikant droge, i cili u ekspozua nga kolegu juaj, duke thënë se kontrollonte trafikun e drogës në Vlorë. Fatmir Xhafa ndërhyri sërish edhe në lojërat e fatit për të ndihmuar të vëllanë. Ke rastin e Ballës që del dhe thotë se e ka mik familjeje anëtarin e bandës së Leshnjes, i cili fiton miliona euro nga tenderat’, u shpreh Basha në emisionin ‘Të Pa-ekspozuait.. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...