Lulzim Basha është pyetur mbi faktin nëse do të ketë sërish negociata Basha-Rama. Basha i shpreh i prerë se e vetmja negociatë mes tij dhe kryeministrit, është largimi i këtij të fundit nga pushteti.
‘Nuk ka për të pasur asnjë negociatë dhe asnjë zgjidhje të negociuar me Ramën, e vetmja negociatë me Ramën është largimi i tij. E dyta, procesi zgjedhor i 2017-s ëhstë viktimë e kësaj mplekseje. Nëse nuk ishin zgjedhje, nuk mund ti trajtojmë si zgjedhje. 20 për qind e shqiptarëve pranuan shit-blerjen e votës. Nuk hyhet në betejë me Ramën u thashë, por ju më latë vetëm. Unë u përpoqa që të mos çoja njerëzit në përplasje civile. Kjo nuk është vetëm kauzë e opozitës dhe e Lulzim Bashës, kjo është edhe kauzë e juaja. Unë nuk mund ti bëj dot të gjitha dhe s’duhet ti bëj të gjitha. Nëse unë i bëj të gjitha atëherë i bie të jem Rama dy, ai është dhe shoqëri ci8vile, dhe kryeministër dhe piktor dhe kryeredaktor.