Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në emisionin ‘Të Paekspozuarit” deklaroi se ai së bashku me qytetarët dhe deputetët do të jetë në mbështetje të plotë për godinën e Teatri Kombëtar. Ai tha se duhet mbrojtur godina me çdo mjet e instrument.
Gjithashtu, ai nga studioja bëri një thirrje të fortë jo vetëm për qytetarët, por edhe për gazetarët, që sipas tij, është koha për të zbritur në shesh, sepse “Teatri” nuk është çështje partiake, por Kombëtare.