Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani deklaron se gara që Gjykata e Lartë dhe Prokurorja e Përgjithshme kanë hapur për kandidatët e KLGJ dhe KLP është e paligjshme.
Sipas tij nuk ekziston asnjë nen, paragraf apo fjali që të legjitimojë këtë gjë.
Postimi i plotë
Sa për kujtesë.
Gara që Gjykata e Lartë dhe Prokurorja e Përgjitshme (e Përkohshme) kanë rihapur për të përzgjedhë kandidatë të rinj për KLGJ dhe KLP është:
E PALIGJSHME!
Nuk ka asnjë nen, paragraf apo fjali që të legjitimojë këtë gjë.
Ligjet tranzitore i shkruan si brisk me një përdorim. Ndaj nuk mund ti përdorin dot sot.
Jo se ndryshon ndonjë gjë në inventarin e paligjshmërive të këtij pu-shteti, por thjesht për ta ditur...