‘Zbulohet mashtrimi i Lal Plehut, palestra e shkollës me pagesë ’

Premte, 28 September 2018 18:41

Një qytetar ka denoncuar te Ish-kryeministri Sali Berisha mashtrimin e radhës të kryebashkiakut Veliaj.

Në mesazhin e qytetarit shkruhet se Veliaj ka shkuar në Yzberisht për të inauguruar një palestër që ka vite që është rregulluar.

Më tej në këtë denoncim shkruhet se kjo palestër, e cila duhet të përdoret nga të gjithë nxënësit e shkollës, i është lënë në përdorim vetëm mësuesve të licensuar, ndërsa pjesa tjetër duhet ët paguajë 25 mijë lek të vjetra.

Këtë mesazh Ish-kryeministri e ka bërë publik në faqen e tij në ‘facebook’ ku tregon edhe njëherë tjetër mashtrimet dhe pazaret e ‘Lal Plehut’.

Më tej qytetari që ka bërë këtë denoncim te Berisha shkruan se në vend që të investohet aty ku vërtet ka nevojë, Veliaj merret me shfaqe teatrale.

Postimi i plotë:

Lal Plehu dhe mashtrimi i tij i radhes!

Qytetari dixhital denoncon:

Mashtrimet e Lal Plehut, braktisjen dhe pazaret e tij ne kurriz te komunitetit te Yzberishit!

Lexoni mesazhin e tij. sb

Pershendetje Zoti Berisha. Nje denoncim:

Sot, e premte, 28 shtator, në shkollën 9-vjecare "Kongresi i Manastirit" në Tiranë erdhi Lali Eri dhe përuroi palestrën e kësaj shkolle të rregulluar prej vitesh. Ka dy ditë që po rropaten bojaxhinjtë për të lyer nga jashtë shkollën, që si gjithmonë këta Rilindasit për fasada janë, se klasat brenda janë pa lyer prej 5 vitesh dhe me banka e karrige të vjetra. Nuk e dimë a është në dijeni ky kryetar bashkie që në këtë shkollë arsimohen gati 2 mijë fëmijë me dy turne. A e di ky kryetar bashkie që klasat e para janë me 34 nxënës. Lali Eri nuk sheh problemet që ky komunitet i Yzberishtit ka: me rrugët copë-copë, me këtë shkollë me 2 mijë nxënës e pa kushte në klasa... As perde, as ngrohje dhe as një fotokopje..., por këto probleme nuk mund t'i bëjnë të ditura mësuesit, se drejtoresha Etilda Muhaj u tha të iknin e mos të prisnin Lali Erin. Po dhe po folën, i heqin nga puna. Lali Eri inaguron palestrën që e ka dhënë ta përdorin mësuesit e licencuar pasdite, ku paguhet 25 mijë lekë të vjetra në muaj për person. Ku shkojnë këto lekë, që dalin nga një palestër publike (e shkollës), e cila duhet të jetë në dispozicion të nxënësve. Nuk ndërton një shkollë të re Lali Eri në këtë komunitet të madh, por atë tokë që ishte për t'u bërë shkollë dhe qëndër shëndetësore (ish-kalcetot në Yzberisht) e ka dhënë për dhjetëra palate, duke ndryshuar projektin e komunës së Kasharit, para se të bashkophej me Tiranën dhe të kishte një palo kryetar si Erion Veliaj, mashtrues ordiner.

Login to post comments