Deputeti i LSI: Pse asnjëra nga ‘rilindaset’ e Ramës nuk reagoi për rastin e Xhisielës?

Premte, 28 September 2018 19:15

Për deputetin e LSI-së Luan Ramën mosreagimi i sikur një deputeteje apo ministreje të vetme për rastin e Xhisiela Maklokut është skandaloz.

Përmes një postimi në ‘facebook’ Luan Rama ngre pyetjen se si nuk ka një reagimi të vetëm për të treguar njerëzi edhe nëse nuk e kanë atë brenda tyre.

Postimi i plotë:

Mirë që kjo partia e rilindjes socialiste nuk paska burra, po as gra nuk ka?!

Si ka mundësi që asnjë shoqe prej deputeteve e ministreve rilindase nuk tha asnjë fjalë, të paktën qoftë edhe formalisht, për të dënuar dhunën e në shenjë solidariteti njerëzor me të dhunuarën Xhisiela Maloku?!...

E pastaj mburren e flasin për përqindjen e barabartë të grave e burrave në qeveri e për barazinë gjinore, për shanse të barabarta e integrim të gruas në politikë!

Login to post comments