Përdhunuesit që gjetën strehën brenda PS-së

Premte, 28 September 2018 21:29

Nëse koha ka kaluar dhe nuk ju kujtohet një episode “rutinë”, vështirë të harrohet ai moment kur deputeti i PD-së Gent Strazimiri, para se të rrihej nga Arben Ndoka, deklaroi se në grupin Parlamentar të Partisë Socialiste ka deputetë të dënuar për trafik prostitucioni dhe krime seksuale. Po aq epike ishte edhe lëvizja e kokës e Edi Ramës, që i bëri shenjë Olta Xhaçkës (sot ministre e Mbrojtjes) që të pyeste kolegun demokrat se cilët ishin ata të dënuar për prostitucion.

Si krejt “rastësisht”, Xhaçka ishte e ulur fare pranë Arben Ndokës. Në fund ndodhi ajo që të gjithë e prisnin, Strazimiri dhunohet brenda Parlamentit nga Ndoka dhe më pas ky i fundit disa muaj më vonë detyrohet të japë dorëheqjen, pasi iu publikua dosja e dënimit që kishte marrë në Itali për trafik dhe shfrytëzim prostitucioni. Dhe gratë socialiste në parlament e më gjerë nuk u ndjenë, nuk shkruajtën dy rreshta kundër përdhunuesve që dikur i patën në krahët e tyre, për idealet e larta të partisë.

Po kjo situatë u përsërit një vit më vonë ku kryetari i Bashkisë Kavajë Elvis Rroshi nuk mundi ta kalojë dektriminalizim pasi drejtësia italiane i dërgoi Prokurorisë së Përgjithshme vendimin e dënimit të Rrushit për akuzën e “përdhunimit në grup”. Çudia më e madhe do ndodhte në Kavajë, ditën e shfaqjes së këtij dokumenti. Qindra gra sicialiste mbushën sheshin dhe “protestuan” që kryetari i tyre Rroshi të mos jepte dorëheqjen, por vijonte punët e “ndritura” të Rilindjes.

Tashmë del Rexhep Rrahja, djali i një deputeti po socialist, që është edhe më sadist, kur për disa vite me radhë ka ushtruar dhunë seksuale dhe torturë deri më djegie me cigare në trup të një vajze jetime, nga fshtrat e Niklës. Edhe atij po i dalin në mbrojtje, por këtë herë gratë socialiste çirren nëpër podiume për të shpjeguar se kjo nuk është e vërtetë.
Janë me parimin që edhe nëse këto “vogëlsira” ndodhin, gjithçka të mbyllet brenda partisë, pa dalë në publik e vërteta me grupe përdhunuesish, që vendin duhet ta kishin në burg, por janë të lirë duke kontrolluar politikën dhe shtrirë dorë deri në qeveri. Nga Boldnews.al

Modifikuar më Premte, 28 September 2018 21:32
Login to post comments