×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Video/ Rama braktiset nga gjirokastritët, Shehu: Konfirmoi dështimet e tij

Diel, 30 September 2018 12:07

Kryeministri Edi Rama, është braktisur nga qytetarët e Gjirokastrës mesditën e sotme teksa ka shkuar për të përuruar përfundimin e rikonstruksionit të kompleksit muzeal.

Deputeti i partisë demokratike, Tritan Shehu thotë se kryeministri kujtohet të inagurojë’ mbas pesë vite dështimesh, vazhdimin e punimeve në rrugën Kardhiq-Delvine, duke hapur edhe një tjetër spekulim.

Ndër të tjera ai shkruan: “Rama përuron Pazarin Karakteristik ndërkohë që fondet nuk janë dhënë nga qeveria e tij, por nga Fondi shqiptaro-amerikan i Zhvillimit pa asnjë qindarkë të lëvruar nga qeveria Rama.”

Nga Tritan Shehu

Kryeministri sot ne Gjirokaster, i braktisur nga banoret, konfirmon deshtimet e tij dhe i jep zanafille skandaleve te tjera korruptive.
1-Ai u kujtua te “inaguroje” mbas pese vite deshtimesh, vazhdimin e punimeve ne rrugen Kardhiq-Delvine, duke hapur edhe nje tjeter spekullim.
Trajekti ku do kryhen punimet eshte nje pjese e vogel e kesaj rruge, vetem 7 km i gjate, nga vendi ku u nderprene punimet 5 vite me pare, deri te pika ku duhet te ndertohet tuneli, gje per te cilen nuk ka asnje komunikim.
Shpenzimet e deklaruara per ndertimin e ketyre 7 km do te jene 2831547930 leke ose mbi 20 M Euro, kur pjesa ngjitur, po prej 7 km e ndertuar deri ne vitin 2013 ka kushtuar 735000000 leke, ose reth 5 M Euro, pra mbi 4 here me pak.
Ndertimi i atij segmenti te pare u be atehere ne 7 muaj, ndersa koha e ndertimit te ketij segmentit te dyte eshte parashikuar 24 muaj (te dy nga 7 km), pra “prit gomar te mbije bar”!
2-Kryeministri nuk tha asgje per faktin se punimet ne trajektin Gjirokaster- Lazarat po behen pa standarte, duke lene jashte dhe pjesen Lazarat-Dervican.
Gjeresia e tij eshte lene 7 m, kur edhe per vetem dy korsi minimalja eshte 9 m, pa trotuare, kanalizime, ndricim etj. Fondet e saj jane marre nga mirembajtja, me kosto kjo tre here me te larte.
Projekti ekzistues i By pass-it Gjirokastres nuk po zbatohet, ndersa dhe rruga e ndertuar deri me 2013, pjese e te cilit eshte ky, eshte e gjere 14 m.
Per ndertimin e kesaj pjese nuk ka asnje tabele te detyrueshme, ku te shkruhet financimi, koha e fillimit, e perfundimit etj; punimet aty po ecin si “breshka”.
3- Ajo pjese e qendres se Gjirokastres, qe u restaurua dhe qe sot e inaguroi Kryeministri me “trumpeta”, u krye nga Fondi Shqiptaro-Amerikan e jo nga Qeveria jone.
Po te ishte per kete te fundit dhe ajo zone do te kishte ngelur si ”mbas lufte”, ashtu sic eshte lene shumica e atij qyteti te mrekullueshem, te lashte, krenari e kultures dhe historise sone, nga kjo Rilindje e deshtuar.

Modifikuar më Diel, 30 September 2018 14:40

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...