PD: Pa bekimin e Ramës, Balla dhe Rrahja do ishin pas hekurave, Xhisiela vazhdon të kërcënohet

Diel, 30 September 2018 12:41

Partia Demokratike ka reaguar sërish sot ndaj ngjarjes së rëndë të denoncuar nga oficeri i policisë Emiljano Nuhu.

Deputetja Albana Vokshi tha se mekanizmin mafioz të mbrojtjes së kriminelëve dhe të sulmit ndaj denoncuesve e konfirmoi vetë kryeministri Rama pas katër ditë heshtje mafioze.

Vokshi tha se Edi Rama zgjodhi të mbrojë publikisht horrat dhe përdhunuesit e grupit të tij parlamentar, duke mos treguar shenjën më të vogël të mbështetjes për vajzën e torturuar. “Ajo vazhdon të jetojë nën kërcënimin e bandës në pushtet e cila ka garancitë e Ramës për paprekshmërinë e saj”.

Vajza dhe familja e saj ende nuk kanë marrë në mbrojtje.

“Mediat paralajmërojnë sot një skenar edhe më makabër. Është vetë Edi Rama që po bën cdo përpjekje që ta shfaqë vajzën publikisht para gazetarëve për të shpëtuar kriminelët e veshur me imunitet.    

Nëse Balla dhe Rrahja, nuk do të kishin bekimin e Ramës, sot do të ishin jashtë grupit të PS dhe do ishin vënë para drejtësisë ndërsa dhunuesi i vajzës do të ishte arrestuar dhe do të ishte në burg.

Rama zgjodhi të jetë në krah të kriminelëve, duke sulmuar me gjuhë banditi oficerin që denoncoi rastin, sic veproi ndaj Dritan Zaganit.

Emiljano Nuhu ishte nga oficerët e rinj të policisë i vlerësuar nga të gjitha misionet e huaja, me të paktën 10 certifikata vlerësimi.

Sjellja si bos mafioz në rastin e Zaganit, e vonoi të vërtetën për Sajmir Tahirin por nuk e ndaloi dot atë.”, tha deputetja Vokshi.

Ja video e plotë e prononcimit të deputetes demokrate

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...