Skandaloze/ Boçi: Forca speciale kundër fëmijëve, fjala ‘TURP’ nuk mjafton

Hënë, 01 October 2018 16:58

Deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka postuar disa foto nga shkolla në Mengël të Elbasanit ku nxënësit janë përballur me forcat e armatosura sepse nuk duan që të ndërrojnë shkollë.

Përmes një postimi në ‘facebook’, Boçi i ka bërë publike këto pamje ku shfaqen nxënësit e shollës me duart lart përpara policisë.

Për deputetin demokrat të thuash turp është shumë pak në këtë rast.

Postimi i plotë:

FORCA SPECIALE KUNDËR

FĒMIJËVE!!!

...ka ndodhur në Elbasan!

Në shkollën në Mengël ku nxënësit kanë dy javë që protestojnë, sepse i kanë shkulur me zor nga shkolla për t’i degdisur km larg.

Sot ata kanë hyrë në shkollën e tyre, por janë ndeshur me dhunën e forcave policore dhe forcave speciale të armatosur deri në dhëmbë.

Shumë e fortë kjo policia jonë.

Armiku i tyre janë nxënësit nga klasa e parë deri në të IX-tën, prindërit dhe komuniteti atje.

Fjala TURP nuk mjafton!

Ky pushtet po jeton ditët e marrisë së madhe të tij si shenja të fundit të pashmangshëm.

Ndërsa krimi në Elbasan bën kërdinë askund nuk ndeshet me forcat speciale. Krimi as nuk ndalohet e as nuk arrestohet.

Përkundër nderohet!

Kjo është Shqipëria e sotme.

Dhunë e pushtetit dhe atyre të veshur me pushtet mbi të pambrojturit, mbi fëmijët, mbi Xhisielat e të pamundurit.

Dhunuesit meritojnë të shpagohen!

Modifikuar më Hënë, 01 October 2018 17:00

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...