Denoncim/ I dënuari për vjedhje nafte emërohet shef komisariati në Patos!

Tuesday, 02 October 2018 13:35

Një qytetar ka denoncuar te Ish-kryeministri Sali Berisha shkeljet e rënda që janë bërë në policinë e shtetit dhe ngritjet në grada pavarësisht veprave kriminale që  mund të ketë kryer një person.

Përmes një postimi në ‘facebook’, Berisha ka bërë publik këtë mesazh në të cilin shkruhet se shefi i policisë i arrestuar dikur për vjedhje nate u vendos në krye të komisariatit të Patosit vetëm sepse është militant i Partisë Socialiste ndërsa njerëzit e ndershëm që nuk pranojnë të mbështesin partinë e Ramës kanë mbetur në mes të katër rrugëve pa zgjidhje.

Postimi i plotë:

Te denuarin per vjedhje te medha ne nafte narkoshteti e emeron shef komisariti ne Patos!

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb

Pershendetje Dr Berisha, une qe po ju shkruaj jam nje ish oficer policie liruar pas 17 vjetesh nga policia e shtetit, me motivacion alla Rilindja e Ps, duke shpikur me makinacionet e tyre motivacionin ne vitin 2015,sepse nuk u bera sherbetor I partive politike, pasi ligji De juro e kerkonte te isha I depolitizuar, dhe per pasoje sot jam duke lypur nje cope pune cfar do lloj pune qofte ne rruget e Europes, per te mbijetuar, pasi ne Shqiperi shteti im me braktisi ne momentet kur kisha punuar per shtetin dhe plus nga ato caste filluan kercenimet per jeten, si njeri I braktisur nga shteti im pa nje mundesi jetese te me afrohej nje pune cfar do lloj pa pretendime para bukes se gojes, dhe pa asnjë lloj asistente ndihme per jeten qe me rrezikohej, sepse nuk mund te kerkoja mbrojtje nga njerëzit qe mi shkaktuan peripecitë e mija, po ju shkruaj juve per ta cuar zerin tim sa do pak per te sensibilizuar opinionin publik ne Shqiperi se cfar lloj metodash ndodhin ne Shqiperi, sot lexova ne internet se paskan arrestuar shefin e policisë Patos Flamur Veliu, nuk e kuptoj se si arriti ky moster te hajdut nafte qe ne vitin 2000 une se bashku me nje kolegun tim e kemi arrestuar ne flagrance kte lloj shefin tone duke vjedhur nje Bot me 33 mij litra nafte, dhe pas 40 dite burg ky njeri doli, dhe nuk mjafton kjo por nuk I ndahet perseri policise duke filluar perseri pune ne vitin 2015 si shef droge ne Sarande, por duke ja ditur shijen lekut ose per hakmarrje paska rifilluar shef stacioni policise Patos ndoshta duke menduar se duke ardhur me atributet e shefit do me gjente mua si varesin e tij dhe te me fuste ne burg, por paska gabuar rende se mua si buburreca si ai nuk munden dot se une duke respektuar ligjin nuk do arrinte dot, ai lloj krimbi, ah po e vertete qe mund te ndikonte vetem lirimin tim, por nuk ja dhane te tjerët mostra si ai kenaqesine sepse me liruan me para se te vinte shefi im ai, me poste po ju dergoj lajmin qe lexova sot, per te kaluaren e tij besoj I gjeni ne institucionet perkatese polici SH, C, B dhe Prokurori e Gjykate, nuk kam frike per emrin tim anonim quhem B A

Login to post comments