Paketë antishpifje? Kryemadhi: I pari do dënohej Rama

E mërkurë, 03 October 2018 11:39

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ka cilësuar qesharak propozimin e kryeministrit Rama për një paketë antishpifje.

Duke folur në mbledhjen e Kryesisë së LSI-së, Kryemadhi tha se nëse ajo paketë miratohet i pari që dënohet është vetë Rama.

Kryemadhi: U them të gjithë shqiptarëve që të mos e besojnë kurrë atë. Jo vetëm që është një hipokrit dhe gënjeshtar, jo vetëm është një grabitës por ai është një njeri i cili është e keqja më e madhe  e këtij vendi. Edi Rama është njeriu që ka grabitur dhe rrëmbyer shtetin dhe veç kësaj ndihet aq i rrezikuar sa dëgjojmë edhe propozime qesharake që kanë të bëjnë me paketën antishpifje. 

Është një paketë që duhet dënuar për shpifje është Edi Rama. Mjafton të mbledhim gjithë historikun e tij dhe do të shikojmë shpifje nga më mostruozet dhe më të poshtrat. Ashtu siç quajti dhe Xhisielën përdhunuese me telenovelën e famshme që na paraqiti, ashtu do të quajë të gjithë shqiptarët trafikantë droge, kriminelë, ndërsa ai është njeriu më i ndershëm dhe më i pastër i shoqërisë shqiptare.

Rama, tha Kryemadhi, është i sinqertë vetëm kur gënjen.

Kryemadhi: Të shkosh në zyrën e shtetit sot është njësoj si të dorëzohesh në gojën e ujkut: Shteti të rreh, të vret dhe varros për së gjalli. Nëse informon shtetin për një kriminel dhunohesh ti, dënohesh ti dhe nuk dënohet krimineli. Edi Rama është i sinqertë vetëm kur gënjen. Standardi i vetëm i Edi Ramës është alibia për çdo lloj krimi dhe llumi, qoftë përdhumi, krim, trafik droge dhe çdo gjë tjetër.

Modifikuar më E mërkurë, 03 October 2018 11:42

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...