Foto/ Protesta e nxënësve në Mengël, deputeti i PD-së padi policisë së Elbasanit

E mërkurë, 03 October 2018 11:54

Një ditë pas protestës së nxënësve për mbylljes e shkollës 9-vjeçare në Mengël të Elbasan, të cilët akuzuan policinë për ushtrim dhune, vjen lëvizja nga Partia Demokratike.

Deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka depozituar sot një kallëzim penal për komisariatin e Elbasanit. Në padi thuhet se policët kanë ushtruar dhunë ndaj fëmijëve.

Protesta e prindërve dhe fëmijëve të shkollës 9-vjecare në Mengël të Elbasanit u shoqërua me tensione dhe përplasje fizike. Ata kërkuan hapjen e shkollës së tyre, e dëmtuar nga tërmeti para një viti, ndërsa në shenjë kundërshti bllokuan rrugën për gati 6 orë. Protesta nisi prej orës 12:00, ndërsa gjendja shëndetësore e fëmijëve erdhi duke u rënduar, nga lodhja dhe uria.

Protestuesit u ulën në mes të rrugës dhe bllokuan qarkullimin në aksin kombëtar Elbasan-Librazhd duke krijuar radhë të gjata automjetesh. Në videot e publikuara dje, shiheshin fëmijë që qanin, madje kishte dhe nga ata që ishin plagosur në fytyrë.

Modifikuar më E mërkurë, 03 October 2018 11:57

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...