Policia e paditi, deputeti i PD: Ja 4 akuzat e vërteta

E mërkurë, 03 October 2018 20:45

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka reaguar pas padisë së ngritur nga policia e Elbasanit ndaj tij me katër akuza për “Shtyrje e të miturve në krim”, “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullimin e manifestim të paligjshëm”, “Kundërshtim i punonjësve të policisë”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” në lidhje me protestën në fshatin Mengël.

Boçi nuk e kursen shpotinë, ndërsa rendit katër akuza të tjera, në fakt të ngritura nga opozita drejt maxhorancës, disa prej të cilave të faktuara.

Në fund deputeti i PD përgëzon me ironi policinë.

“Katër akuza që ‘banda’ politike e policisë në Elbasan ka ngritur ndaj meje, për protestën e Mengëlit:
– Kanosje me armë ndaj një oficeri policie që ky i fundit të mbyllte çështjen e një përdhunuesi.
– Përdorimi i “Toyota Yaris” për sjelljen e miliona Eurove drogë.
– Mbjellje hashashi dhe mbrojtje politike për laboratorin e kokainës në Xibrakë ngjit me Mengëlin.

– Urdhërimin politik të tërheqjes zvarrë të fëmijëve dhe dhunë mbi gratë e pambrojtura në Mengël.
Me fakte ore!!!
Bravo çuna!!!
Puuuuuu çfarë krimineli!????
E pastaj themi ne që s’kemi ‘shtet’!???
Rroftë Dovleti!!!”, shkruan Boçi.

Login to post comments