"Mbani një sy hapur..." Ja fjalia e Presidentit Meta që bëri jehonë në SHBA

E Enjte, 04 October 2018 11:21

Presidenti i vendit, Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Uashington ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin “John Hopkins”, ku ka folur për një sërë çështjesh sensitive për Shqipërinë, por edhe për Ballkanin në tërësi. Gjatë ligjëratës së tij, Presidenti Meta paraqiti këndvështrimin e tij mbi realitetin politik, ekonomik dhe social të rajonit tonë. Fillimisht i pari i shtetit shqiptar deklaroi se Ballkani është një punë e papërfunduar. Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian duhet të jenë prezentë me misionet e tyre në Gadishullin e Ballkanit.

Fjalimi i Metës ka bërë jehonë në SHBA dhe Qendra për Analizat Politike Europiane (CEPA) e shpërndau këtë pjesë.

“Ju lutemi gjithmonë mbani një sy hapur te Ballkani, edhe kur jeni në gjumë! Kjo do të na ndihmonte për të mos i minuar arritjet e deritanishme në rajon. Le të ruajmë atë që kemi arritur, sepse nuk ka rajon më të bukur se Ballkani!”

Screenshot_4.jpg

Modifikuar më E Enjte, 04 October 2018 11:52
Login to post comments