Menjëherë pas reagimit të Rmës pas denoncimit të dorëzuar në prokurori ndaj tij nga përfaqësuesit e opozitës, ka reaguar sërish deputeti demokrat Spaho. Në një shenim në rrjetet sociale ai shkruan se Rama “i paska mbushur poturet e Haxhi Qamilit megjithëse Prokurorinë e ka si paradhomë të Rilindjes”.
Ja shenimi i tij i plotë në facebook:
Sot denoncuam ne Prokurori gjelin e rrjepur te krimit te organizuar ne Shqipëri për Kanosje për shkak të detyrës; Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe Kanosja për të mos kallëzuar, të ushtruara ndaj Nenkomisarit Emiljano Nuhu.
I paska mbushur poturet e Haxhi Qamilit megjithëse Prokurorinë e ka si paradhomë të Rilindjes.
Po presim të na tregosh analizat e zerit të Gones. I dërgoj Inglizi apo jo? Apo do i dergoje kur të çelë gjethi?