Meta takon kongresmenin Aderholt, e falenderon për promovimin e Shqipërisë

E Enjte, 04 October 2018 14:57

Presidenti Ilir Meta gjatë qëndrimit në SHBA ka takuar kongresmenin amerikan Robert Aderholt, i cili është edhe anëtar i Komitetit të Helsinkit. Meta shkruan në profilin e facebook se Aderholt vazhdimisht ka mbështetur dhe promovuar Shqipërinë në Kongresin Amerikan.
Postimi i Presidentit Ilir Meta
Si gjithmonë është kënaqësi të takoj një mik të mirë të Shqipërisë, Kongresmenin amerikan Robert Aderholt, anëtar i Komitetit të Helsinkit. E falënderova për angazhimin e tij të palodhur dhe të vazhdueshëm për mbështetjen dhe promovimin e Shqipërisë në Kongresin Amerikan.

Login to post comments