Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, në qeverinë Rama 1, ka reaguar sërish pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama ku quajti horr oficerin Emiljano Nuhu teksa shprehej se Nuhu duhet të ndiqet këmba-këmbës.
Manjani është shprehur se Rama duhet të ndiqet penalisht pasi dipas tij kjo deklaratë është e dënueshme.
“Është e pafalshme është e dënueshme. Automatikisht shkon në ndjekje penale. Kryeministri është zyrtar shteti dhe nuk lejohet të paragjykojë një person”, tha Manjani.