Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka publikuar ditën e sotme disa foto të marra nga rruga Levan-Tepelenë, ku duket se ka pasur rrëshqitje dheu.
Rrëshqitja e dheut, sipas deputetit të PD-së, ka ndodhur që para një viti dhe qeveria nuk ka vënë dorë për ta rregulluar.
Statusi i Shehut:
Kjo Qeveri nuk miremban dot as akset rrugore ekzistuese, jo te ndertoje te reja!
Ne aksin Levan-Tepelene, rruge kombetare e me rendesi te vecante, kjo rreshqitje dheu gati nje vjecare vazhdon te pengoje trafikun e te rrezikoje per aksidente.
Askush nuk kujdeset ta riparoje difektin e rivendose normalitetin.
Turp i vertete, pa aftesi e plote, mungese e thelle pergjegjesie e respekti ndaj qytetareve e taksa pagueseve!