×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Petrit Vasili: Të vërtetat e Edi Ramës, aq të vërteta sa barra e Grizeldës.

Saturday, 06 October 2018 16:19

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në Facebook rendit të gjitha skandalet e qeverisë Rama. Vasili shkruan se oficeri Emiljano Nuhu dhe komisari Dritan Zagani që guxuan të thonin të vërtetën mbi sistemin e drejtësisë, u detyruan të largoheshinnga vendi. Ndërkaq Vasili thekson se Rexhepi është më i sinqertë se Rama.

“Për fat të mirë oficeri përpara së të largohej, nuk jam këtu për të bërë avokatin e oficerit as detajet, por ka informuar me shkrim, ka ngritur dhe padi dhe e dini, ka depozituar dhe dokumente për të treguar shqetësimin e tij dhe ju e dini dhe transferimet që i kanë ndodhur pra ka bërë shumë të qartë me shkrim jo me gojë, çështjet që kanë ndodhur. Ju e shikoni që vetëm pas dy muajsh, ndërkohë që ai ngrinte problemin askush nuk e levizte gishtin, të gjithë ishin të interesuar të fshinin siç është denoncuar sot, imazhet e kamerave, te fshinin gjurmët e kësaj veprimtarie kriminale. I ndodhur pa mbrojtje, nën persekutim, nën një trysni politiko-shtetërore të jashtëzakonshme është detyruar të largohet. E njëjta gjë, ju e mbani mend Dritan Zaganin i cili u detyrua të linte Shqipërinë por deklaratat e tij tronditëse rezultuan në hapjen e një procesi shumë të madh, siç ishte procesi ndaj ish-Ministrit të Brendshëm”, shkruan Vasili.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së  nuk lë pa përmendur edhe paketën “Anti shpifje” . Për Vasilin kjo paketë është një mënyrë për ta mbrojtur kryeministrin Edi Ramën nga e vërteta.

“Një gjë është fare e qartë, këtu kemi një mal të madh me akuza dhe inkriminim të tmerrshëm, aq të rrezikshëm politikisht, saqë ky djali që u arrestua i deputetit qe më i sinqertë nga Edi Rama, pasi iu kanos dhe ky opozitës, tha ua tregojmë në zgjedhje. Pra ky vete vjedh zgjedhjet. Pushtetin e votave të vjedhura e zgjedh Edi Rama dhe Edi Rama i vë gjoksin këtij dhe e mbron. Dhe i thotë “horr” atij që denoncon të vërtetën. Për këto shpifjet kam vetëm një përgjigje, po të kishte një paketë të tillë anti-shpifje sigurisht do ta fillonim”, thekson Vasili.

Postimi i Petrit Vasilit

Petrit Vasili: Të vërtetat e Edi Ramës, aq të vërteta sa barra e Grizeldës.

Keni dhe një koment për faktin se ish-oficeri e ka lënë detyrën dhe ndodhet jashtë shtetit tashmë?

Për fat të mirë oficeri përpara së të largohej, nuk jam këtu për të bërë avokatin e oficerit as detajet, por ka informuar me shkrim, ka ngritur dhe padi dhe e dini, ka depozituar dhe dokumente për të treguar shqetësimin e tij dhe ju e dini dhe transferimet që i kanë ndodhur pra ka bërë shumë të qartë me shkrim jo me gojë, çështjet që kanë ndodhur. Ju e shikoni që vetëm pas dy muajsh, ndërkohë që ai ngrinte problemin askush nuk e levizte gishtin, të gjithë ishin të interesuar të fshinin siç është denoncuar sot, imazhet e kamerave, te fshinin gjurmët e kësaj veprimtarie kriminale. I ndodhur pa mbrojtje, nën persekutim, nën një trysni politiko-shtetërore të jashtëzakonshme është detyruar të largohet. E njëjta gjë, ju e mbani mend Dritan Zaganin i cili u detyrua të linte Shqipërinë por deklaratat e tij tronditëse rezultuan në hapjen e një procesi shumë të madh, siç ishte procesi ndaj ish-Ministrit të Brendshëm. Dhe kemi dy ngjarje të mëdha. Këta flasin, përdorin një sarkazëm, ndonëse mjetet që përdorin dhe në të folur janë të një injorance të pashembullt, thanë kjo është Babale 2. Kam një koment shumë të shkurtër për Babale 1. Babale 1 ishte një denoncim publik, i cili bëri që mbas shumë vite jetese në qetësi, me punën e tij të ndershme, sikurse deklaronte kryeministri, vëllai i Ministrit të Brendshëm përfundoi në burg në Itali. Meqë po u referohemi metaforës idiote të këtyre, Babale 1 prodhoi një denoncim, hapi një proces të madh dhe vëllai i ministrit shumë i qetë, u detyrua të ikte me urgjencë nga Shqipëria, kurse ministri me sinqeritet ka pohuar në një studio për ta mbrojtur sepse ngado që të rrotullohej do të shkonte. Dhe njëherazi çfarë bëri Babale 1, detyroi kryeministrin të gënjente për ekspertizën e audiopërgjimit, për të cilën është i paditur penalisht. Dhe sigurisht që e ka sot dëshirën Arta Marku apo nuk e ka, ato letra janë aty dhe do vlerësohen dhe sigurisht ndaj këtij faji kryeministri do përgjigjet për një javë, për dy javë, për 3 muaj, për 5 muaj nuk ka asnjë rëndësi. Është një çështje për të cilën ai do të shkojë i paditur. Thonë që, se nuk kemi dokumente zyrtare që Prokuroria e ka bërë një ekspertizë në Angli. Ky e kishte bërë dhe kishte gjetur kompanitë më të mëdha të botës dhe ekspertiza që ka ardhur te Prokuroria thotë që nuk është e sigurt për ekspertizën e saj. Po këta ekspertët anglez që ka çuar Prokuroria pse nuk pyesin Edi Ramën, që ka një agjenci shumë të specializuar të tijën, i ka dhënë dhe përgjigje i ka vënë dhe vulën. Pra jemi në kufijtë e një tragji-komedie. Pra është komedi e zezë pasi kryeministri shpërdoron në mënyrë kriminale pushtetin e tij dhe mbulon në të gjitha rastet veprimtaritë kriminale. Babale 1 çoi vëllanë e Ministrit në burg dhe kryeministrin të paditur. Kishte një rezultat shumë të mirë. Kjo që është Babale dy thjesht dhe vetëm do të shtojë vitet e dënimit të Kryeministrit.

Gjithashtu në fund të statusit, kryeministri ka përmendur dhe paketën anti-shpifje. Si e keni parë propozimin?

Tu them të drejtën në profesionin tim, unë nuk jam psikiatër se kam studiuar për shëndet publik dhe kam milituar për 35 vjet. Kjo është një detyrë e vështirë dhe për psikiatër shumë të zotë. Një gjë është fare e qartë, këtu kemi një mal të madh me akuza dhe inkriminim të tmerrshëm, aq të rrezikshëm politikisht, saqë ky djali që u arrestua i deputetit qe më i sinqertë nga Edi Rama, pasi iu kanos dhe ky opozitës, tha ua tregojmë në zgjedhje. Pra ky vete vjedh zgjedhjet. Pushtetin e votave të vjedhura e zgjedh Edi Rama dhe Edi Rama i vë gjoksin këtij dhe e mbron. Dhe i thotë “horr” atij që denoncon të vërtetën. Për këto shpifjet kam vetëm një përgjigje, po të kishte një paketë të tillë anti-shpifje sigurisht do ta fillonim. Dhe për kronologji do fillonim nga më e para pastaj do shkonim te e fundit. Do fillonim nga barra imagjinare e Griseldës, të dashurës së Kryetarit të Bashkisë së Kavajës,që ju e dini se çfarë komedi ishte dhe sesi shpifarakët e Edi Ramës e çuan deri në BE, Tanja Fajon-it, komisionarit Fyle, gjithë botës dhe globit barrën imagjinare të Griseldës. Pra ustallarët e shpifjes i kemi në krye të vendit, do çlirohemi shumë shpejt prej tyre dhe nga politika përfundimtare e shpifjes. Opozita nuk shpif, ato që konsiderohen shpifje, të akuzuarit e opozitës janë në burg. Kurse Griselda është pa barrë.

Mendoni se Prokuroria do ta hetojë kryeministrin?

Është provë e saj, në rast se nuk do ta hetojë, të gjithë fajin e kryeministrit së bashku me fajin e mosveprimit do ti marrë bashkë. Edhe njerëzit e kryeministrit do të përgjigjen përpara ligjit si gjithë të tjerët. Mos mendoni se Kryeministri dhe Prokurorja kanë një status të veçantë në kombin shqiptar. Në shtetin shqiptar kanë të dy një status, ku me mosveprimet e tyre apo me veprimet e tyre shtrembërojnë apo pengojnë zbardhjen e së vërtetës, sigurisht përgjigjen penalisht që të dy një për një, nga i pari te i fundit. Sikurse historia ka treguar plotë raste të tilla. Nuk do ti kursejë n

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...