×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Athinë, Vokshi flet për rastin 'Xhisiela' në Forumin e Grave të PPE

Diel, 07 October 2018 11:36

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi, mori pjesë në Akademinë e Forumit të Grave të Partisë Popullore Europiane me temë: "Gratë të parat!! Barazia gjinore në pushtet dhe vendimmarrje".

Në prezantimin e situatës në Shqipëri, zonja Vokshi theksoi se statusi i gruas në Shqipëri është përkeqësuar vitet e fundit dhe se gratë perdoren si fasadë nga kryeministri. “As ndryshimet ligjore, as vendosja e kuotave të përfaqësimit në ligj e në struktura partiake, as rezolutat parlamentare për mbrojtjen e grave nga dhuna në familje, as propaganda e Kryeministrit me numrat e grave Ministre në Qeveri nuk e kanë përmirësuar, statusin e grave në Shqipëri.-tha zonja Vokshi në fjalën e saj.

Argumentat kryesorë të Kryetares së LDGSH u përqendruan tek trajtimi ekonomik i gruas në Shqipëri dhe mungesa e ndihmës nga qeveria.

Varfëria e ekstreme (sipas BB) e më shumë se gjysmës së popullsisë rëndon më së shumti gratë e vajzat, papunësia e grave shkon deri në 50 – 70% në rajone të caktuara; diferenca e pagave midis burrave e grave është rritur nga 6.3 (2016) në mbi 10% (2018); dhuna me bazë gjinore është trefishuar; indeksi i pararazisë gjinore është përkeqësuar me 14%.

Zonja Vokshi solli në vëmendje të pjesëmarrëseve rastin e mbrojtjes nga qeveria të djalit perdhunues të deputetit socialist. “Megjithëse kishte një denoncim për përdhunim dhe torturim, institucionet nisë të reagojnë vetëm kur skandali u bë publik nga oficeri i policisë, i cili është kërcënuar publikisht nga kryeministri i vendit.”- u shpreh Albana Vokshi në Akademinë e Forumit të Grave të PPE në Athinë.

Presidentja e Forumit të Gruas të PPE, (EPP WOMEN) Doris Pack, tha se problematika e vajzave dhe grave ngjan në shumë vende të Europës, por rasti i Shqipërisë është i ndryshëm. Zonja Pack konstatoi me shqetësim ikjen masive të grave nga Shqipëria, si një përpjekje për të shpëtuar fëmijët e tyre nga një vend ku pamjet filmike tregojnë se gratë dhe fëmijët shfrytëzohen në parcelat me kanabis dhe ku është verifikuar se deputetë të maxhorancës kanë qenë të dënuar për krime të ndryshme në disa vende të Europës.

EPP Women, ku bën pjesë edhe Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë, e zhvilloi në Athinë Akademinë e Vjeshtës, duke u fokusuar tek nismat e fundit të Komisionit Europian për promovimin e grave në vendim-marrje.

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...