Meta pranon letrat kredenciale të ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe

Tuesday, 09 October 2018 18:03

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pranoi letrat kredenciale nga Ambasadori i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe në vendin tonë, zoti Mohamed Meer Abdalla Yousif Alraeesi, me rezidencë në Athinë.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira e miqësore midis dy vendeve, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe asistencën financiare që Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë dhënë Shqipërisë përmes Fondit të Zhvillimit të Abu Dhabit (ADFD).

Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta vlerësoi vëmendjen që Presidenti i Emirateve Sheikh Khalifa bin Zayed dhe Princi i Kurorës së Abu Dhabit, Sheikh Mohammad bin Zayed, i kushtojnë marrëdhënieve me Shqipërinë.

Duke u ndalur në mundësitë e bashkëpunimit ekonomik, Presidenti Meta ftoi biznesin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të rritur praninë e tyre me investime në Shqipëri dhe nënvizoi se mundësitë janë të shumta dhe kuadri i përbashkët ligjor i favorizon ato.

Modifikuar më Tuesday, 09 October 2018 18:38

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...