‘Xhisiela’/ Çupi: Deputetet socialiste janë në konflikt interesi!

E mërkurë, 10 October 2018 19:30

Deputetja demokrate, Dhurata Çupi, e ftuar në studion e Syri.net, u është përgjigjur sot deputeteve socialiste të cilat sulmuan sot opozitën, duke thënë se po keqpërdorin Xhisiela malokun.

Zonja Çupii tha se deputete socialiste janë në konflikt të pastër interesi, prandaj për to do të ishte më mirë të heshtnin.

 ‘Është e vërtetë jam njohur me deklaratën e zonjave socialiste,. Ajo që unë kam besuar gjithmonë është se kam shpresuar që ne zonjat të jemi të bashkuara për të mbrojtur fermat. Ne kemi raste pafund të dhunimit të zonjave të vrasjes së grave të dhunimit, trafikimit të vajzave. Kjo është një situatë shumë e rëndë. Deklaratave e zonjave socialiste shkon fjalë të rënda dhe fjali të ashpra, fjali të cilat mund ti ketë shkruar edhe ndonjë zotëri. Për çdo vazjë të dhunuar, unë kam qenë gjithmonë pro mbrojtjes së tyre dhe jemi munduar të mos e mbështesim në diskursin politik. Rasti konkret zonjat socialiste janë në konflikt interesi. 2 javë mbasi u bë publike kjo ngjarje, ato menduarn të ishin pranë kësaj vajze. Rasti Xhisiela është një vajzë e dhunuar nga djali i deputetit të PS-së, në këtë rast zonjat socialiste më mirë të heshtnin apo të bënin deklarata të tilla’, tha Çupi.

Login to post comments