Deputeti i Partisë Demokratike, Strazimiri, ka reaguar sot pas shkarkimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani.
Sipas tij, Sulejmani ka qenë i burgosur për trafik qeniesh njerëzore kur punonte si shef i komisariatit në Rinas në vitin 2003.
Ndërsa ka qenë drejtor i Burgjeve edhe 5 vite më parë por është shkarkuar pasi është kapur nga ligji i Dekriminalizimit.
Strazimiri pyet se kush e propozoi për të njëjtën detyrë, pse dhe si u rikthye në të njëjtin post Sulejmani.
“Enrik Sulejmani shkarkohet per here te dyte! Si u rimor në punë drejtori i shkarkuar për shkak të dekriminalizimit, pas presionit të opozitës në vitin 2013?! Me Rilindjen, rilindin të gjithë; kriminelë që bëhen deputetë apo që kur nuk bëhen dot vetë, bëjnë baballarët deputetë.
Por rilindin edhe të tjerët pas tyre, e shembulli më i fundit është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve Enrik Sulejmani, ish i burgosur për trafikim qeniesh njerëzore kur kryente detyrën e shefit te komisariatit në Rinas në vitin 2003, që u largua nga detyra pasi Rilindja e emëroi Drejtor të Përgjithshëm te Policisë se Burgjeve ne vitin 2013!
Ministrja e Drejtësisë, e paska rishkarkuar nga detyra, sepse i krijoi favore të arrestuarit Evis Martinaj, te cilin nuk pranoi ta transferonte nga spitali privat ne spitalin e burgjeve!
Po si u rikthye ne të njëjtën detyre nga ku ishte shkarkuar 5 vjet me pare Enrik Sulejmani? Kush e propozoi per te njejten detyre ish te arrestuarin per trafik qeniesh njerezore Enrik Sulejmani? Kush e emeroi perseri Drejtor te Pergjithshëm të Policise se Burgjeve Enrik Sulejmanin?” – shkruan Strazimiri në “Facebook”.