×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Bylykbashi: Prokuroria, vegël e Ramës në mbrojtje të bandave kriminale

E Enjte, 11 October 2018 18:46

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka reaguar në lidhje me deklaratat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda se nuk ka kompetencë të hetojë një prej bandave më të rrezikshme në Elbasan, e cila në shtator të vitit 2017, pothuaj vrau punonjës policie në një ngjarje të ndodhur në hyrje të Tregut Ushqimor të Elbasanit.

Sipas Bylykbashit, e njëjta prokurori sot është vënë në dispozicion të dyshes Rama Marku për të mbrojtur Agron Xhafajn, ndërsa nuk gjen guximin që të hetojë një prej bandave që për pak u mori jetën oficerëve të policisë.

Ja deklarata e Bylykbashit:

Prokuroria e Krimeve te Renda paska thënë sot se nuk ka kompetence te hetoje krimin e rende te nje prej bandave me te rrezikshme te Elbasanit, e cila në shtator të vitit 2017, pothuaj vrau punonjës policie në një ngjarje të ndodhur në hyrje të Tregut Ushqimor të Elbasanit. Policia e fshehu atë ngjarje derisa u denoncua publikisht nga Kryetari i PD Lulzim Basha.

Prokurori Gentian Osmani, me anë të një shkrese zyrtare të drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka njoftuar se nuk ka kompetencë për të hetuar kete bande.

Por ama, nga ana tjeter, Prokuroria e Krimeve te renda eshte e gjitha e angazhuar per te shpetuar te denuarin per trafik droge Agron "Geron" Xhafa dhe trafikante e kriminele te lidhur me qeverisjen e Edi Rames permes hetimit te "provave"  per kallzim te rreme te fabrikuara ne zyren e Fatmir Xhafes.

I njejti prokuror qe shpall sot moskompetence per hetimin e krimeve te renda te bandave te Elbasanit, keqperdor Prokurorine e Krimeve te Renda per te hetuar, teresisht jashte kompetences se Krimeve te Renda, kallzimin qe ka bere narkotrafikanti Agron Xhafaj per "kallezim te rreme" qe nuk eshte krim i rende.‎

Login to post comments