Braçe-Ahmetaj në “konflikt” estradesk në Kuvend

E Enjte, 11 October 2018 19:57

Rutinën burokratike të Kuvendit, e prishi sot zëri i çjerrë dhe nervoziteti fëminor i deputetit më të vjetër të grupit parlamentar socialist, Erion Braçe. Teksa shquhej në foltoren kryesore me ndihmën e kamerave të fundit të Televizionit Shqiptar, Braçe frynte e shfrynte gjithë seriozitet. Shumë shikues që ndiqnin pa zë nëpër lokale pamjen e Braçes kujtuan mos kushedi për çfarë po nxihej e skuqej deputeti i PS-së. Pas Braçes, foli ministri pak milimetra më i gjatë, Arben Ahmetaj. Edhe ky asgjë për t’u mbajtur mend nuk tha. Në dallim nga Braçe, ky nuk u ka të fryjë hundët emocionalisht  apo të shihte me inat te një pikë e caktuar si kolegu i grupit kuvendit.

Në të vërtetë bëhej fjalë për një estradë socialiste e cila mori në fund duartrokitjen e deputetit të PS-së Fino, si ndjekës i rregullt i saj. Braçe po zihej me ministrin e Financave për listpagesat e Federatës Shqiptare të Futbollit. Kjo estradë nuk kishte në rend të ditës as tenderët problematikë të cilat i di Braçe dhe as gjendjen e keqe financiare të vendit.  E gjitha është një qeverisje e keqe dhe nuk bëhet më e mirë nga estradat, qofshin këto edhe parlamentare.

Login to post comments