Deputeti i Partisë Socialiste Rrahaman Rraja është paraqitur sërish sot në Prokurorinë e Tiranës për të dhënë dëshminë e tij mbi me padinë e depozituar nga Taulant Balla, në lidhje me akuzat e pretenduara nga oficeri Emiljano Nuhu se është kërcënuar me pistoletë në zyrën e tij nga deputetët në fjalë. Në një foto të publikuar nga fotografi Agim Rama, Rraja duket të dalë me paterica nga organi i akuzës.
I kontaktuar nga “BalkanWeb” e “News24”, deputeti Rraja tha se i qëndron deklaratave të tij se nuk e njeh oficerin Nuhu.
“Edhe përballë po të më vini me të, nuk e njoh fare. Sot iu përgjigja thirrjes së prokurorisë pas padisë së depozituar nga deputeti Balla. Do paraqitem në prokurori sa herë të më kërkohet e të jetë e nevojshme ” u shpreh Rraja, ndërsa sqaroi se iu desh të shkojë në Prokurori me paterica, për shkak të një frakture në këmbë.