PD: Konçensioni i dështuar i Check Up do të anulohet, paratë do t'u kthehen shqiptarëve!

E mërkurë, 17 October 2018 14:04

"PD është e vendosur të anulojë çdo koncension të dështuar dhe sigurisht koncensionin e Check up, dhe çdo koncension tjetër korruptiv. Me ligjin e ndryshuar Antimafia çdo qindarkë dhe pasuri e grabitur do t’u kthehet shqiptarëve."

Kjo ishte deklarata që sapo dha nga selia e PD, deputetja Orioja Pampuri, nxitur nga një dëshmi mjeku e ditëve të fundit:

"Në datën 5 shkurt të këtij viti, Partia Demokratike denoncoi me fakte sesi Edi Rama vendosi zyrtarisht mjekët dhe qendrat shëndetësore në shërbim të konçesionit korruptiv të check up-it.  Nëpërmjet një kontrate të paligjshme, që prej 31 janarit, Edi Rama ka detyruar mjekët të pranojnë të punojnë për të shtuar numrin e personave që bëjnë check up, përndryshe ata gjobiten deri në 300 mijë lekë. 

Denoncimi i Partisë Demokratike u provua i vërtetë mbrëmë, kur emisioni “Stop” publikoi dëshmi të mjekëve që janë gjobitur, sepse nuk kanë punuar mjaftueshëm për koncesionin korruptiv të Edi Ramës. Skema që detyron mjeket dhe infermieret të punojnë për konçesionarin korruptiv synon të mbulojë dështimin e konçesionit 120 milionë eurosh.

Pavarësisht manipulimit të të dhënave vetëm  27 përqind e shqiptarëve rezultojnë me letra që të kenë kryer analizat e check up, ndërkohë që klientja dhe sponsorizuesja e Edi Ramës, Vilma Nushi, paguhet me miliona euro, sikur check up-in ta kenë kryer të gjithë shqiptarët. Për shkak të këtij koncesioni korruptiv dhe disa të tjerëve, sot shëndetësia sot është më keq. Në vend që të investojnë për të mbajtur në Shqipëri mjekët dhe infermierët, në vend që t’u sigurojnë shqiptarëve shërbim cilësor dhe ilaçe të paskaduara, Edi Rama ka zgjedhur të pasurojë oligarkët e tij dhe t’u paguaja atyre të paktën 300 milionë euro. Partia Demokratike është e vendosur të anullojë koncesionin e dështuar të check up-it dhe çdo koncesion tjetër korruptiv!   Me ligjin e ndryshuar antimafia, çdo pasuri dhe qindarkë e grabitur, do t’u kthehet shqiptarëve!" theksoi Pampuri.

Modifikuar më E mërkurë, 17 October 2018 14:06

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...