Paralajmërimi i Bashës: Populli do të imponohet dhe Rama do të largohet

E Enjte, 18 October 2018 22:42

Lulzim Basha është shprehur se me Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, por nga ana tjetër përjashtoi përdorimin e dhunës.

Ai u shpreh se rrugë tjetër përveç imponimit të popullit nuk mbetet

“Për mendimin tim s’ka nevojë për dhunë. Në mendimin tim, 10 mijë, 20 mijë qytetarë të çohen në protestë të përsëritur, kjo qeveri e larguar moralisht dhe politikisht, largohet edhe faktikisht. Por ka shumë rëndësi të ikë me votë në një dimension të plotë popullor. Siç e kemi treguar nuk e kemi vështirësi të mobilizojmë masa të mëdha njerëzish. Ju thoni ishin militant. Por rëndësi ka qën të krijohet konsensusi qytetar që largimi i këtij është një çështje e dorës së parë për demokracinë, sigurinë dhe qeverisjen e vendit. Njerëzit kanë mundësinë dhe të drejtën ta largojnë. Detyra jonë e opozitës përveç denoncimit është të tregojnë vizionin tonë, alternativën tonë dhe të bindim që nuk do ikë një Ramë e do vijë një tjetër. Por do të shembet sistemi që ka krijuar ky njeri. Ku shtyllat e këtij sistemi janë marrëdhënia politikë-krim, marrëdhënia e Ramës he kapitalizimin klientelist që e njohim si oligarki, ku 10 njerës në Shqipëri marrin lekët e shqiptarëve në koncensione dhe kontrata shërbimi pa 0 leverdi publike”, theksoi kreu i PD-së.

Basha tha se asnjë parti politike nuk mund të vijë në pushtet përveçse me vota dhe sfida e opozitës është të garantojë zgjedhje të lira.

Modifikuar më E Enjte, 18 October 2018 22:43
Login to post comments