Këshilli i legjislacionit/ Boçi: Krimi buron nga politika, akademikët janë kapur prej tij

Premte, 19 October 2018 14:06

Në emër të opozitës në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit  dhe të Komisionit të ligjeve foli vetëm deputeti Luçiano Boçi, akuzoi PS dhe Edi Ramën se po bëjnë gjithçka që të vonojnë dhe të bllokojnë vettingun në politikë iniciuar nga Partia Demokratike me ndryshimet kushtetuese.

“Mesa shoh unë, kjo maxhorancë duket dhe është shumë e vendosur që të sjellë në Kuvend ligje speciale, ligje që nuk konsultohen fare, as me grupet e interesit dhe as me publikun, kërkon që ta fusë diskutimin për ndryshimet kushtetuese në kalendat greke. Ose sipas atij parimi që, kur nuk duhet ta zgjidhësh një punë apo një çështje, bëj mbledhje pa fund për atë punë dhe atë çështje. Kjo gjë po ndodh edhe me seancat dëgjimore”.

Deputeti Boçi solli shembullin e botës akademike që nën ndikimin e politikës është virusuar nga krimi politik dhe politika e lidhur me krimin

“Unë do të gjykoja se nëqoftëse ka një botë krahas shoqërisë civile që e ndjen më shumë ndikimin e krim-politikës në Shqipëri, nisur nga fakti se edhe vetë jam pjesë e saj, kjo është bota akademike.

Tashmë ju e dini shumë mirë, ne e dimë shumë mirë, të gjithë e dimë shumë mirë që krimi I veshur me veladonin e politikës a politika e pasur me atë agresivitetin e krimit, ka kapërcyer kangjellat e universiteteve, ka shpërthyer portat e universiteteve dhe ka marrë peng jo vetëm procesin e zgjedhjeve në Universitete, por edhe procesin e emërimeve në universitete. Ka kapur dhënien e doktoraturave, dhënien e titujve, me një formalizëm që të gjithë e pranojmë këtë dhunë politike dhe kriminale, madje dhe nuk bëzajnë.

Sot ja ku jemi në këtë kërkesë emergjente të shoqërisë shqiptare, sidomos të botës akademike për ta nxjerrë krimin nga politika dhe për ta moskriminalizuar politikën dhe inisiativa jonë është e qartë, e thjeshtë dhe pa ekuivok, kërkon që të bëhen ndryshime kushtetuese, për të bërë atë që shoqëria kërkon: Vettingun e politikës.

Të dashur pjesëmarrës, ju e dini shumë mirë që nëqoftëse vettingu në drejtësi, pranohet nga publiku në një pjesë të madhe të argumentave që jepen, është që ky veting do të ccojë në vettingun e politikës”.

 Përfaqësuesi i opozitës, që në fillim të mbledhjes bëri të qartë edhe njëherë arsyen se pse opozita kërkon pastrimin e politikës nga krimi duke risjellë edhe njëherë faktet që tregojnë qartë sesi Edi Rama dhe Partia Socialiste kanë sjellë krimin në çdo qelizë të politikës dhe të pushtetit. Kjo sipas Boçit është më shumë se e mjaftueshme që të merret urgjentisht në shyqrtim dhe të miratohet paketa e ndryshimeve kushtetuese propozuar nga PD dhe opozita për “Vettingun në politikë”’.

“Pa të drejtën e votës nuk mund të kemi ne pushtetet e tjera, që duam s’duam ne, burojnë nga politika, dhe në qoftë se burimi është i ndotur, nëqoftëse burimi është I kriminalizuar, atëhere çfarë produkti do dalë? Çfarë do të dalë ekzekutivi, ku e kemi sot ekzekutivin? Me fakte, është I kriminalizuar. Ku e kemi sot parlamentin? Me fakte, i kriminalizuar. Dhe ne do duhet të besojmë, se sistemi i drejtësisë që do të dalë, nuk do të jetë I kapur nga kjo politikë e kriminalizuar? Është iluzion, prandaj kërkesa jonë është e thjeshtë: hajde së bashku të bëjmë atë që kërkon gjithë publiku, që ka pranuar dhe vettingun në drejtësi dhe e kërkon vettingun në drejtësi, të bëjmë vettingun në politikë, që është gjëja më e thjeshtë, është detyra jonë. Ne që bëjmë teorira të ndryshme, për drejtësinë, për korrupsionin, për gjëra të ndryshme, tani ta nisim nga vetja. Ky është propozimi ynë, i sinqertë dhe i vërtetë, prandaj kërkojmë që t’u hapet rrugë ndryshimeve kushtetuese, nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa kaq.

Për këtë arsye deputeti demokrat i bëri apel shumicës që të heqë dorë nga seancat boshe që kanë vetën një synim; futjen në kalendat greke të vettingut politik.

“Për procedurë kërkoj që këto seanca të mos zgjaten, sepse kanë karakter krejtësisht formal dhe kanë një qëllim të mbrapshtë. Unë po them; çfarë vlere ka kjo seancë kur kemi 66 institucione të arsimit të lartë dhe këtu janë vetëm 7 të pranishëm – dhe nuk e di janë vërtet 7 të ulur në tavolinë, sepse lista këtu është me 24 persona në fakt. Por janë 7 institucione të arsimit të lartë. Çfarë efikasiteti ka, ku është mendimi I botës akademike, sepse të paktën në ato mbledhjet tona është koncepti i quoruum-it dhe ne duhet të marrim mendimin e shumicës. Por në qoftëse ne vijmë këtu me 10 përqindësh, unë e di se pedagogët kanë ardhur me iniciativën e tyre, janë të atashuar nga drejtuesit, por fatkeqësisht sot, në nivelin e rektorit, ne nuk kemi përfaqësues këtu. Kemi nivel dekani, e pashë këtu dekanin e Fakultetit të Drejtësisë, në nivel rektori nuk ke asnjë përfaqësim. Pra, ka neglizhencë sepse është e paragjykuar, sepse vendimi është marrë, se kryeministri e ka shprehur, prandaj unë bëj thirrje: Stop këtyre seancave formale. Janë krejtësi”, shtoi ai.

Login to post comments