×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ujërat greke, 'gylenistët', Gjermania, SHBA …

Diel, 21 October 2018 09:40

Bushati me porosi të Ramës bëri deklaratën e bujshme në 2013: Zero probleme me fqinjët. Një mburrje prej fëmijësh kokëbosh e të llastuar, që shumë shpejt do t'i dilte boja. Por pas kësaj deklarate programatike Shqipëria u fut në konflikt me Greqinë, kurse Rama për interesa personale u fut në marrëdhënie “dashurie” që shkatëronin interesat kombëtare me Vuçiç dhe në marrëdhënie të fshehta me Erdogan duke krijuar shumë pikëpyëtje te partnerët e rëndësishëm, SHBA, BE, Gjermani e tjerë.

Me Italinë marrëdhëniet do të ishte të ftohta akull përvec periudhës të shkurtër të selfieve Rama-Renzi. Me Maqedoninë Rama do të tensionet marrëdhëniet deri në futjen e hundëve në punët e brëndshme. Dhe kulmi do të arrinte në marrëdhëniet me SHBA -në, që Rama do t'i niste duke cilësuar presidentin e saj si “turpin e njerzimit” dhe i kërkuar amerikanëvë të mos votonin për të dhe do t'i vazhdonte duke votuar kundër SHBA sa herë që t'i jepej mundësia. Kjo politikë e jashtme infantile dhe antikombëtare do të vazhdonte edhe më tej…

Loja e turpshme Rama-Vuçiç-Thaçi për copëtimin e Kosovës…

Rama me Vuçiç do të bisedonin kokë më kokë për ndarjen e Kosovës duke bindur që kësaj loje të turpshme t'i bashkohej edhe Hashim Thaçi; lojë që do të sponsorizohej nga Xhorxh Soros dhe do të koordinohej nga Aleks Soros dhe Toni Blair, të vërteta këto që nuk do të ishin teori konspirative por të deklaruara direkt nga Beogradi….

Loja tinzare e Ramës dhe zemërimi i Merkel me Ramën e Thaçin… …

Këto angazhime të Ramës dhe Thacit do të tërbonin kancelaren gjermane Merkel e cila fillimisht do t'i jepte një shuplakë të fortë Thaçit duke premtuar se e pret ndëshkimi siç e meriton kurse Ramës i ka hequr përfundimisht vizën pasi kishte dëgjuar arsyetimin e neveritshëm se kjo ishte një lojë e Thaçit me Vuçiç dhe ai gjëndej jasht kësaj lojë, gjë që Merkel e ka konsideruar një gënjeshtër të ndyrë, ndërkohë që nga burime të tjera e kishte të provuar njëqindpërqind se Rama ishte i përfshirë në këtë lojë madje ishte nismëtari.

Marrëveshja e “tradhëtisë” me Greqinë dhe eleminimi i partisë çame

Rama do të ulej fshehurazi me Cipras përsëri i sponsorizuar nga Soros për të prishur marrëveshjen e detit tashmë të firmosur mes të djathtëve grekë e shqiptarë dhe i hapur rrugën një marrëveshje “tradhëtie” që zgjeronte deri në 12 milje sovranitetin grek (të deklaruar nga ish-ministri grek Kotzias) dhe krijonte në precedent të rrezikshëm për Detin Jon dhe Detin Egje.

Madje me porosi përkatësisht të Ramës dhe Cipras, Bushati dhe Kotzias jo vetëm do përfundonin e bënin gati për firmë këtë marrëveshje “tradhëtie” por do të hiqnin nga axhenda e bisedimeve “çështjen çame” ndërkohë që Rama kishte marrë anganazhimin për ta shkatërruar partinë çame dhe madje për ta larguar nga parlamenti, gjë që realizoi me sukses para mbylljes së marrëveshjes së “tradhëtisë” për detin. Dhe të gjitha këto të vërteta do të zbuloheshin nga brënda qëverisë greke, kur ministri i mbrojtjes Kamenos do të deklaronte se Kotzias është “njeri i Soros” dhe prandaj duhet larguar nga qeveria, kurse Kotzias i ndodhur në vështirësi do të bënte publike të gjithë marrëveshjen që Greqia i kishte imponuar Ramës dhe që ishte firmosuar nga Bushati.

Çështja e “gylenistëve” dhe “koka e turkut” Bushati

Por bëmat e Ramës në politikën e jashtme nuk do të mbylleshin me kaq. Rama pasi i kishte premtuar Erdogan se do të rrjeshtohej me të për gjithcka do të vinte kërkesa turke për dorëzimin e “gulenistëve” që ndodhen në Shqipëri, shqiptar e turq. Rama i ndodhur në sanduiç mes amerikanëve dhe europianëve nge njëra anë dhe mikut Erdogan nga ana tjetër, do tja linte përgjigjen negative zvarritëse ministrit të jashtëm Bushati. Bushati do t'i përgjigjej negativisht kërkesës së ministrit të jashtëm turk Mevlut Cavushoglu duke i treguar se Shqipëria respekton parimet ndërkombëtare te ekstradimit. Natyrisht i zemëruar ministri turk ia ka bërë me dije këtë qëndrim shefit të tij Erdogan ndërkohë që Rama duket se ka premtuar se për këtë çështje “koka e turkut” do të jetë Bushati, i cili e ka “dhënë këtë përgjigje me kokën”, i dyshuar si “gylenist” në listën e Erdogan!

Nuk mund të ndodhte ndryshe me politikën e jashtme të Shqipërisë kur Rama e Bushati, dy profanë dhe dy individë pa asnjë njohuri dhe eksperiencë në politikën e jashtme, mendojnë se mund të sillen në marrëdhëniet mes shteteve në mënyrë foshnjore dhe herë kapërdihen si gjeli majë plehut duke kërcënuar dhe herë lëpihen e zvarriten duke shitur interesat kombëtare. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...