Më therës se asnjëherë është shfaqur sot ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani teksa ka publikuar një pamje të kryeministrisë, natën. Shënimi i tij: "Nuk mbyllen kazinotë pa u mbyllur Kryekazinoja! Kauçuku vezullues është ftesë e përhershme për të luajtur bixhoz..."
Gjatë ditëve të fundit, Manjani ka qënë më shumë se kritik ndaj vendimit të qeverisë e veçanërisht të kryeministrit Edi Rama për pretendimin se pas datës 1 janar, me mbylljen e kazinove dhe pikave të basteve, ato do të zhduken plotësisht si fenomen. Ai e ka konsideroi këtë "mbyllje" thjesht mashtrim nga ana e qeverisë, pasi synimi është që ato t'u kalohen "duarve të tjera".
Më 15 tetor 2018, Manjani e konsideroi çështjen e mbylljes së lojërave një mashtrim nga qeveria. Manjani shkroi: "Nëse dikush ka iluzion se me ligjin e ri të lojrave të fatit do zhduket bixhozi e ka krejt gabim. Bizhozi është luajtur, luhet e ka për t’u luajtur pavarësisht se cila “marrëzi” qeveris! Çështja është se marrëzia aktuale i detyron bixhozxhinjtë të luajnë në biznese monopol. Pra lojtarët dhe familjet e tyre do paguajnë më shumë për vesin tyre!!! Ndërkohë biznesi i “marrëzisë-qeveri” do ketë fitime super të majme sepse nuk ka më konkurrencë. Është e njëjta sasi lojtarësh që do luajë në pak, fare pak (ndoshta 1 ose 2) kompani... Edhe kjo (palo) reformë që po i shitet miletit si në favor të tij, nuk është aspak e favorshme për të. Është njësoj si Reforma në Drejtësi, ku në emër të luftës kundër korrupsionit, mbyllet gjykata e shtetit dhe hapet departamenti i shpifjeve në Parti... Fake?! Jo mo çfarë Fake! Tingëllon bukur kjo fjalë! Janë thjesht mashtruesa!"