Ambasadorja e Francës në Tiranë: S’ka negociata pa kryer detyrat

Diel, 21 October 2018 14:45

Ambasadorja franceze, Christine Vasak, ishte në Korçë, ku mori pjesë në ceremoninë për 20 vjetorin e aleancës Francë-Shqipëri.

Ambasadorja i bëri apel qeverisë dhe opozitës që të punojnë së bashku në mënyrë që zbatohen të gjitha detyrat e lëna nga bashkimi evropian deri në 26 qershor 2019, kohë kur pritet hapja e negociatave për anëtarësimin në BE.

“Po afrohet muaji nëntor dhe koha ikën shpejt. Konkluzionet e Këshillit të 26 qershorit duhen marrë shumë seriozisht nga autoritetet shqiptare, jo vetëm me fjalë por edhe në praktikë. Mendoj se qeveria dhe opozita e dinë këtë gjë. Konkluzionet e Këshillit duhet të përkthehen në fakte. Dhe nuk do të ketë hapje të negociatave për anëtarësim nëse nuk merrni seriozisht në praktikë këto konkluzione për të gjitha çështjet”, deklaroi ambasadorja franceze.

Në qershor Franca ishte një nder 3 vendet anëtarë të bashkimit evropian që këmbëngulën për shtyrjen e negociatave vitin e ardhshëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...