Banorët e Librazhdit protesta për mosdhënien me koncesion të pyjeve, prokuroria i çon në gjykatë

Diel, 21 October 2018 15:53

Një qytetar nga Librazhdi ka denoncuar prerjen masive dhe shkatërrimin e pyjeve në zonën e Rrajcës.

Sipas qytetarit, pyjet e zonës i janë dhënë me koncesion një kompania private, gjë që është kundërshtuar nga banorët të cilët kanë zhvilluar protesta dhe një peticion kryeministrit Rama.

Pas kësaj, firma ka hedhur në gjyq banorët dhe prokuroria i ka çuar në gjykatë.

Ata kërkojnë ndërprerjen e kontratës pasi kjo sipas tyre shkatërron pyjet e zonës. Denoncimi është publikuar nga deputeti i PD-së, Edmond Spaho në faqen e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Nje qytetar nga Librazhdi me shkruan per prerjen e pyjeve dhe rrembimin e pronave te banoreve ne zonen e Rrajces nga nje firme private. Banoret e zones e kane kundershtuar duke organizuar protesta por firma i ka hedhur ata ne gjyq. Prokuroria menjehere i dergon ne gjykate ata te cilet kane dale ne mbrojtje te pyjeve dhe pronave te tyre. Me daten 14 Tetor banoret i kane derguar nje peticion Kryeministrit por ai nuk ka denjuar te pergjigjet. Me poshte eshte kontrata e dhenjes se zones ne shfrytezim nje firme private ngs DZM Elbasan, pamje te cpyllezimit masiv, protesta e banoreve, thirrja per tu paraqitur ne gjyq per njerin nga banoret e zones si dhe peticioni derguar Kryeministrit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...