×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Detajet e reja, përgjimet ndaj bosit të drogës në Shijak hapën “petët” e krimit

Tuesday, 23 October 2018 15:58

Hetimi për grupin kriminal “Avdyli” nga Shijaku, i nisur në dhjetor të vitit 2016 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka zbuluar lidhjet edhe me 3 grupe të tjera.

Përgjimet për këtë grup kanë zbuluar bashkëpunimin e tyre me ish-kreun e “Bandës së Durrësit”, Lulzim Berisha, grupin “Bajri” të Shkodrës dhe vëllain e ish-deputetit socialist të Lezhës, Arben Ndoka.

Madje, gjatë këtyre përgjimeve dolën në skenë edhe aferat korruptive të ishdrejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çuko. Ka qenë një referim i Policisë së Kavajës, që ka sjellë nisjen e një procedimi penal nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Sipas informacionit të përcjellë nga oficerët e Kavajës, një grup i strukturuar kriminal, baza e të cilit ishte në Shijak, ishte aktiv në trafikun e kanabisit dhe kokainës nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së. Ishte prokurori Anton Martini, që regjistroi procedimin penal me numër 339, të vitit 2016.

Në këtë formë u autorizuan përgjimet për anëtarët e grupit të dyshuar kriminal, që, sipas burimeve, drejtohej nga shtetasit Astrit Avdyli dhe Jasin Avdyli, të arrestuar tashmë gjatë operacionit të së dielës. Gjatë hetimeve që po kryheshin në kuadër të këtij procedimi penal, oficerët ranë në gjurmë edhe disa politikanëve, emrat e të cilëve dolën gjatë përgjimeve.

GRUPI AVDYLI

Grupi i strukturuar kriminal “Avdyli”, që u godit gjatë operacionit të fundjavës, sipas hetimeve, rezulton të jetë i përfshirë në trafik ndërkombëtar të drogës, të paktën në 18 raste. Nga të cilat 13 të realizuara dhe 5 që priteshin të kryheshin gjatë këtyre ditëve. Sipas Prokurorisë, ata ishin të përfshirë në trafikun e kanabisit, që nisej nga brigjet e Kavajës të Kepit të Rodinit drejt Italisë.

Por edhe në trafikun e kokainës, që vinte përmes Portit të Durrësit, duke u përpunuar më pas në një zonë në periferi të këtij qyteti dhe më pas një pjesë trafikohej drejt BE-se dhe një pjesë tjetër përdorej për tregun vendas. Nga ana tjetër, së fundmi, përgjimet zbuluan se ata ishin të lidhur edhe me trafikun e heroinës, një laborator i prodhimit e përpunimit të së cilës u zbulua të enjten në fshatin Brenog të Hasit.

LIDHJA ME ISH-DEPUTETET

d1

Gjatë hetimeve që po kryheshin në kuadër të procedimit penal të nisur në vitin 2016, gjatë përgjimeve del në skenë emri i drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve të asaj kohe, ish-deputeti socialist Arben Çuko. Njëri prej anëtarëve të grupit kriminal “Avdyli”, shtetasi i arrestuar Denis Llaftiu, i kërkon Çukos të transferonte një të dënuar nga Burgu i Burrelit.

Ky transferim u realizua dhe gjatë përgjimeve rezultoi të ishte kryer përmes ryshfetit, konkretisht për 3 mijë euro dhe një automjet. Megjithatë, këto janë marrë nga shoferi i Çukos dhe ende nuk është sqaruar plotësisht nëse i janë dorëzuar atij apo jo. Po gjatë këtij procedimi, përgjimet nxorën në skenë edhe ish-deputetin socialist të Lezhës, Arben Ndoka. Vëllai i Ndokës, Gjevi Ndoka, i njohur edhe me emrin Xhevahir dhe me pseudonimin “Xhevi”, i arrestuar tashmë si pjesë e grupit “Avdyli”, ka qenë në përgjim në kuadër të hetimeve që po kryheshin.

E nga ana tjetër, duke qenë se bisedat e tij kontrolloheshin gjatë gjithë kohës, Prokuroria zbuloi edhe një aferë të dyshimtë për tjetërsimin e pronave. Gjatë bisedave që “Xhevi” bënte me vëllain e tij Arben Ndoka, doli në skenë përfshirja e këtij të fundit në aferën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare dhe tjetërsimin e pronave në Qarkun e Lezhës dhe zonën turistike “Rana e Hedhun”.

ROLI I LULZIM BERISHES

l b

Gjatë operacionit që u zhvillua mbrëmjen e së dielës, forcat e Policisë ushtruan kontroll edhe në shtëpinë e Lulzim Berishës, i cili nuk rezulton të jetë në Shqipëri. Ish-kreu i “Bandës së Durrësit”, rezulton të jetë po ashtu pjesë e këtij procedimi, ndonëse nuk ka një urdhër ndalimi për të.

Sipas Prokurorisë, grupi kriminal “Avdyli” ka bashkëpunuar me disa shtetas turq dhe pjesëtarë të disa grupeve kriminale për të transportuar opiumin nga Turqia drejt Hasit, në laboratorin e përpunimit të heroinës që u zbulua ditën e enjte. Pasi të përpunohej, droga do të transportohej në drejtim të vendeve të BE-së. Pikërisht në këtë pikë del në skenë emri i Lulzim Berishës, nga përgjimet që janë kryer gjatë hetimeve.

Megjithëse burimet thonë se nuk rezulton të jetë përgjuar vetë Berisha, por anëtarë të grupit kriminal kanë komunikuar me njëri-tjetrin duke përmendur emrin e tij. Nisur nga këto biseda, dyshohet se Lulzim Berisha do të garantonte transportin e heroinës nga Porti i Durrësit, në drejtim të Italisë e më pas drejt Gjermanisë. Por gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, Policia nuk gjeti asgjë të jashtëligjshme.

LIDHJA ME GRUPIN “BAJRI”

bahjri

Gjatë një përgjimi të datës 4 shkurt 2017, vetëm dy ditë pas kapjes së ngarkesës me 2 tonë kanabis në Itali, Astrit Avdyli telefonon Petrit Sulejmanin dhe e pyet nëse ishte kthyer.

Në muajin qershor 2018, pak kohë para se Policia të godiste grupin “Bajri” në Shkodër, dalin përgjimet që kanë krijuar edhe lidhjet mes tyre dhe grupit “Avdyli”. Në skenë dalin Astmer Bilali, që u arrestua në shtator bashkë me Safet Bajrin dhe anëtarët e tjerë të organizatës.

Astmer Bilali së bashku me ish-kampionin e mundjes, Elis Guri, kryenin trafik kanabisi, që, sipas Prokurorisë, e bënin për llogari të Safet Bajrit. Sipas Prokurorisë, Astmer Bilali dhe Elis Guri i kanë shitur një sasi kanabisi dhe kokaine dy prej anëtarëve të grupit “Avdyli”, që ende nuk janë arrestuar./Panorama

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...