Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar edhe një herë ditën e sotme për operacionin e policisë të zhvilluar 3 ditë më parë.
Përmes një postimi në profilin e tij në Twitter, Basha shprehet se peshku i madh në dosjen hetimore është ende i lirë dhe bëhet fjalë për Vangjush Dakon, kryeartin e Bashkisë së Durrësi.
“3 ditë pas aksionit policor, Vangjush Dako, peshku i madh i dosjes hetimore 339 vazhdon të jetë i lirë, njëlloj si bosët e krimit nga Admir Hoxha tek Klement Balili dhe Lul Berisha. Nuk ka luftë kundër krimit por shkatërrim hetimesh me Ramën dhe Xhafën, garantët e krimit në qeveri.”-, reagon Basha në Twitter.