Kryetari i opozitës Lulzim Basha zhvilloi një takim në Vaun e Dejës me fermerët e fshatit Kosmaç.
Në bashkëbisedimin që pati me ta Basha tha se problemet janë të njëjta me Myzeqenë pasi mungon totalisht vëmendja e shtetit.
“Këtu vij për herë të parë, - tha Basha, - por paska disa ngjashmëri me Myzeqenë, e kam vizituar disa herë. Kushtet klimaterike janë të favorshme, tereni është i favorshë, kultura e punës është e mirë, prodhimi i bollshëm. Por ka dy probleme, problemi i parë që nuk ka asnjë lloj mbështetje financiare nga shteti dhe problemi i dytë, aksesi në treg jo vetëm nuk ndihmohet, por pengohet nga shteti dhe mungesa e vëmendjes shtetërore”, u shpreh Basha.
Ndërkohë që gjatë bashkëbisedimit një specialist i bujqësisë, i cili ishte i pranishëm dha liderit të opozitës së kryeministri nuk ka bërë asgjë për ta, edhe pse ka premtuar.
“E kemi pritur tre herë kryeministrin këtu në Kosmaç dhe ka premtuar, por nuk ka bërë asgjë nga ato që tha. Pas tij kanë ardhur edhe deputeti i zonës, edhe ministri i Bujqësisë, por asnjë zgjidhje nuk ka ardhur prej tyre. Ndaj për çdo gjë janë detyruar t’i drejtohen kryetarit të bashkisë që u ka afruar tre mjete për ndihmë dhe çdo gjë tjetër të nevojshme për të zgjidhur problemet”, tha ai.