VDIEO/ Vasili: KQZ është bllokuar nga PS, nuk ka kuptim pa reformë zgjedhore

E mërkurë, 24 October 2018 12:17

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është bllokuar nga Partia Socialiste. Ishte kjo deklarata e kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, në një komunikim me mediat nga Selia e LSI.

Vasili u shpreh se institucioni që drjeton procesin zgjedhor nuk mund të ketë kuptim pa një reformë zgjedhore.

 “Nuk do të ketë asnjëherë bojkot të zgjedhjeve, të jenë të gjithë të qetë. Ju duhet t’ju prekupoheni si KQZ është bllokuar dhe në mënyrë të një anshme PS ka marrë dhe ka paraqitur draftet e saj duke shënuar gjëma të padëgjuara në historinë e pluralizimit shqiptar. Kurrë ndonjë parti politike nuk ka paraqitur në mënyrë të njëanshme draftet e reformës duke bllokuar reformën zgjedhore. Duke pasur të bllokuar reformën zgjedhore çmund të flasim për KQZ?! Kemi komisioni të reformës zgjedhore të bllokuar që është një nga prioritetet e vendosura si kusht për hapjen e negociatave për anëtarësim. Ky moment kyç është bllokuar nga PS, pa zhbllokuar këtë moment çfarë instrument do përdorim. Ç’kuptim ka KQZ pa reformë zgjedhore, pa ditur si do të ndalim shit-blerjen e votës”- u shpreh Petrit Vasili.

Video

Login to post comments