Dekreti i Presidentit Meta për mos shembjen e Teatrit nesër në Kuvend

E mërkurë, 24 October 2018 16:19

Një orë para nisjes së seancës plenare, mazhoranca do të shqyrtojë në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, dekretin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin për teatrin.

Mbledhja u lajmërua këtë të mërkurë kreu i Komisionit socialisti Eduard Shalsi. Ndërkohë mësohet se shumica do ta rrëzojë dekretin presidencial, duke i hapur rrugë më pas nisjes së procesit për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Ende nuk ka informacion nëse opozita do të jetë pjesë e mbledhjes së komisionit parlamentar, kur do të shqyrtohet dekreti presidencial.

Në dekretin e datës 11 tetor, Presidenti i Republikës Meta, ktheu për herë të dytë në Parlament ligjin për teatrin. Në dekretin presidencial theksohej se ligji i ri nuk ofron asnjë zgjidhje për problematikat kushtetuese të konstatuara më parë.

Presidenti nënvizoi se në ligj, me gjithë ndryshimet e bëra nuk garantohet barazia e subjekteve private në ndërtimin e teatrit.

Po ashtu, kreu i shtetit vlerësonte se veprimtaria e Kuvendit, ishte e pambështetur në ndonjë vlerësim tekniko-ligjor, për çështjet e ngritura në dekretin e tij të parë për të njëjtën çështje.

Login to post comments