Mediat zbulojnë përçarjen e PS-së në qytetet e vendit

E Enjte, 25 October 2018 10:37

Edhe pse qeveria përmes deputetes Elisa Spiropali bëri të ditur, se vendimi lidhej me faktin se në këto bashki pushtetin e ka opozita, duket se kjo ishte një surprizë e papritur dhe zhgënjyese për 11 kryetarët e PS, të paralajmëruar për shkarkim, pasi ata thonë, se kanë punuar me shumë përkushtim për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen vitin tjetër.

Sipas burimeve këto shkarkime kanë ngjallur rebelim në bazën e PS-së, pasi vendimi u mor nga lartë dhe pa asnjë konsultim me socialistët në rrethe. Edhe 11 kryetarët e shkarkuar, pavarësisht se ende nuk kanë dalë të gjithë të prononcohen në media, ndihen jo vetëm të zhgënjyer.

Gazeta “Shekulli” ka kontaktuar me dy nga këta kryetarë të “ekzekutuar” pa pritur dhe pa asnjë paralajmërim dhe ata shprehen të habitur dhe të revoltuar, për këtë goditje pa argument dhe paralajmërim, të kryesisë së partisë.

Kreu i PS për degën e Tropojës, Abedin Katana, deklaron se nuk e priste një vendim të tillë nga PS, sepse ka dhënë rezultate të mira në të gjitha zgjedhjet lokale, prandaj kërkon sqarim për vendimin e qeverisë.

“Kur e pashë emrin tim sot, në media, u çudita. Mua thjesht ma thanë që të ka dalë emri në media për shkarkim, por nuk kam asnjë indicie për këtë problem. Unë do të kërkoj sqarim, sepse duhet të më tregojnë shkakun. E kam marrë partinë e kryetarit me 2000 vota dhe e kam çuar 3500 vota. Ky është treguesi im. Ambicia ime është që të rris rezultatet e PS-së në qendrat e votimit dhe gjithë puna ime është përqendruar për përgatitjet e zgjedhjeve lokale. Jam i angazhuar që të bëj maksimumin dhe të jap rezultate sa më të mira”, tha Katana.

Ndërsa Arjan Çepele, kryetar i degës së PS-së në Bashkinë Ura Vajgurore, tha se nuk është në dijeni për shkarkimin, duke mos e pranuar si të vërtetë deklaratën e deputetës Spiropali, e cila e komunikoi një vendim të tillë zyrtarisht.

“Unë nuk dijeni, jam informuar nga mediat. Jam i bindur që nuk është e saktë. Bashkia Ura Vajgurore drejtohet nga maxhoranca. Prandaj të them, që ky është një lajm mediatik, pasi nuk kam të konfirmuar asgjë nga kryesia e Kuvendit. Është e vërtetë që ka dalë znj.Spiropali në media për këtë çështje, por mua nuk më është komunikuar akoma vendimi zyrtarisht. Askush nuk e pret mirë një vendim shkarkimi, por sidoqoftë është propozuar dhe mund të jetë thjesht paralajmërim”, shprehet Çepele

Mes te shkarkuarve janë kreu i degës së PS-së në Cërrik, Devoll, Memaliaj, Dibër, Selenicë dhe Delvinë.

Kryetari, Edi Rama, u ka kërkuar drejtuesve politikë në qarqe që të identifikojnë njerëz me integritet në çdo qark, duke e hapur partinë.

Kryetarët e PS që janë propozuar për t’u shkarkuar

1. Arvit Osja – Shkodër

2. Gëzim Salla – Cërrik

3. Afrim Mikli – Dibër

4. Agron Ivani – Kurbin

5. Edvin Tuci – Përmet

6. Nertil Bellaj – Selenicë

7. Erold Begolli – Devoll

8. Edmonda Harizaj – Memaliaj

9. Abedin Katana – Tropojë

10. Elton Arbana – Shijak

11. Arjan Çepele – Ura Vajgurore

Modifikuar më E Enjte, 25 October 2018 10:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...