Balliu: Basha është autori i platformës së dekriminalizimit

E Enjte, 25 October 2018 11:18

I ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, botuesi i “Shtëpisë Botuese 55” Fahri Balliu akuzoi kryeministrin Edi Rama për kriminalizimin e politikës dhe se arrestimet e ditëve të fundit sipas tij, bëhen për të shpëtuar vetëm një njeri të vetëm, Saimir Tahirin. Sipas Balliut në dosjen “Avdyli”, ku janë përfshirë dy ish-deputetët Ndoka e Çuka, janë edhe dy deputetë të tjerë socialistë dhe që prokuroria nuk po vepron.

“Rama do të arrestojë me zell të madh, me qejf të madh çdo njeri që e ka ndihmuar për zgjedhjet sepse nuk ka mirënjohje ai, vetëm që të shpëtojë një person. Të shpëtojë Saimir Tahirin. Kjo dosje ka dy emra deputetësh të tjerë socialistë” tha Balliu.

Duke parë këtë situatë politike, ai kërkoi që që një meritë të madhe duhet t'i dihet kreut të opozitës Lulzim Basha, për tezën e dekriminalizimit, e cila u shndërrua në ligj dhe që po jep efektet e saj. Sipas Balliut denoncimet e opozitës nuk prekin policinë, por ato i shigjetohen Kryeminsitrit Edi Rama, i cili e ka pozicionuar veten në prokuror, gjykatës, ministër të Brendshëm dhe polic.

“Kjo politikë që është sot, duhet t'i jemi mirënjohës Lulzim Bashës për tezën e madhe të dekriminalizimit. Dhe është teza e tij, e shtruar prej tij dhe e kthyer në institucion që bëri në fakt pastrimin në parlament. Dhe ai kur i thotë gjërat nuk është se nuk i di. Unë di që kryetari i opozitës, veçanërisht Lulzim Basha, autori i ligjit të fortë të “Dekriminalizimit” për të cilin ka nevojë Kombi dhe Atdheu, e ka bërë ai . Basha akuzon Kryeministrin, nuk akuzon policinë. Rama është vetë ministër, vetë prokuror, vetë polic” tha Balliu në studion e “Opinion” ndërsa e cilësoi Bashën si kryeministrin e  ardhshëm.

Modifikuar më E Enjte, 25 October 2018 11:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...