Spaho: Bastet do të hapen online pas 6 muajsh

E Enjte, 25 October 2018 17:07

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, kryeministri Edi Rama kërkon që të mbyllë lojërat e fatit për momentin, që pas 6 muajsh të hapë ato “online”.

I ftuar në studion e “Top Talk” në Top Channel Spaho tha se Rama e zhvilloi këtë industri që godet direkt familjet.

“I konsideroj personalisht ves lojërat e fatit dhe jam për kufizimin sa më shumë që të jetë e mundur, por, nëse do të shikojmë përtej demagogjisë, ndeshesh me fakte që kemi të bëjmë me një lëvizje të llogaritur. Edhe më parë (Rama) tha se do t’i mbyllim dhe jo që nuk u mbyllën, por hoqi disa dhe ia kaloi aktivitetin disa të tjerëve. Ishin 700 njësi, sot kemi më shumë se 4000. Rama e zhvilloi këtë industri që godet direkt familjet. Rama ka thënë që lojërat elektronike do t’i shqyrtojë në fazë të dytë.  Tani do që t’i largojë njëherë, por pas 5-6 muajsh do të marrë vendim qeverie ku do të licencojë ose të hapë një garë formale për të zhvilluar bastet online”, tha Spaho.

Duke folur për çështjen e Teatrit Kombëtar, Spaho theksoi se nuk kishte dyshime që ky ligj do të miratohej dhe shtoi se tani hapi i radhës i Partisë Demokratike do të jetë ankimimi në Gjykatën Kushtetuese.

“Tani që ka ligj do e ankimojmë sepse më parë nuk kishim se çfarë të ankimonim. Teatri është çështje e gjithë Tiranës. Do të bashkëpunojmë me artistët dhe qytetarët që të bashkohemi për të bërë një front qytetar. Nëse çdokush vjen, ne do ta bllokojmë qeverinë”, deklaroi Spaho.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...