Kreu I grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, ka dënuar ashpër votën e mazhorancës pro prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
Spaho i krahasoi qeveritarët socialistë me talebanët të cilët kanë prishur objekte kulturore.
Përmes një postimi në ‘facebook’, ai i bëri thirrje që të ndalohet me çdo mjet prishja e Teatrit.
Postimi i plotë:
Maxhoranca me forcen e kartonit vendosi te prishe Teatrin Kombetar. Vetem talebanet kane prishur objekte kulturore.
Talebanet e Afganistanit i prishen objektet kulturore gjoja ne emer te fese. Talebanet tane duan ta prishin Teatrin ne emer te parase, "feja" e vetme qe ata njohin.
Ne Mosken e "lindjes" jane 300 teatro, ne Sofje vetem ne qendren historike jane 6 teatro. Perse ne te "perendimit" duhet te prishim te vetmin teater qe kemi? Eshte ne dinjitetin e te gjitheve qe te mos i lejojme me cdo mjet qe te prishin Teatrin i cili eshte nga te paktat objekte kulturore dhe historike qe nga fillimet e Tiranes si kryeqytet dhe nje nga shembujt e arkitektures mesdhetare ne rajon. Bashkojuni protestes dhe levizjes per mbrojtjen e Teatrit Kombetar.