Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Shkodër-Velipojë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një 11-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi në njësinë Berdicë.
Fëmija E.R ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës nën kujdesin e mjekëve. 11-vjeçari sapo ka zbritur nga autobusi kur është përplasur nga një mjet.
Policia është ne vendngjarje dhe po heton mbi këtë aksident të ndodhur.