Reformatori i krimit

Premte, 26 October 2018 16:41

Nga Oerd Bylykbashi


Askush si Edi Rama nuk ka "reformuar" krimin me qellim t'i jape fasade "ligjshmerie" dhe imunitet.
‎Edi Rama pretendon se "crrenjosi" kanabisin me aplikim" teorish ekonomike" te tregut te lire.‎ Oferta e larte e kanabisit qe me lejen e Rames u mboll ne te gjithe Shqiperine, e uli de facto cmimin e blerjes se tonelates se hashashit nen koston e kultivuesve. Kultivuesit nuk kishin leverdi te mbillnin ngaqe dilnin me humbje, sepse depot e shumices ishin plot per shkak te superprodhimit te meparshem. Kete e quan Rama lufte e sukseshme kunder kanabisit.
‎Edi Rama kerkon te mbylle gojen e opozites, medias dhe publikut per te vertetat lakuriqe te lidhjes se tij, ministrave dhe kryebashkiakeve te tij me krimin dhe korrupsionin, nepermjet "instrumentash" financire.

‎Sa me shume te verteta thua, aq me shume gjoba per shpifje propozon Rama. Pra duke e bere te verteten mall luksi, ai perpiqet te kufizoje qarkullimin e saj ne treg te lire te fjales se lire. Kete Rama e quan reforme kunder shpifjes.‎‎Pas rremujes se Fundit te Marrezise qe premtoi mbylljen e lojrave te fatit por i katerfishoi nga 900 ne 4000 pika, ka vendosur ta reformoje sistemin duke e monopolizuar tregu dhe nga 4.000 pika bastesh dhe kazino, ta kaloje on-line ne 500.000 celulare dhe me pas monopolin t'ia jape me koncension njerezve te tij.‎ Kete quan lufte reformatore kunder lojerave te fatit.‎

Reformatori i madh fiskal, nderkohe qe leku ka avulluar ‎nga xhepat e shqiptareve tek 4-5 oligarket e Rames, propozon t'i ngaterroje shqiptaret me parane virtuale on-line. Po na mendoka te rregulloje tregun e kriptovalutes. Nderkohe qe te gjitha institucionet financiare boterore jane te shqetesuara per monedhat virtuale, Rama "reformatori"po kerkon t'ua shese kete flluske shqiptareve. Nuk mjafton rrjepja me kazinote dhe bastet on-line, por do qe t'i fuse ne grope edhe me parane fantazem. Dhe me ate rast te ricikloje parane qe kane grumbulluar nga krimi, droga dhe korrupsioni. Edhe kete e quan reforme.
‎Prisni s'e nuk keni pare ende menxyrat e tjera qe do te vijne!‎

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...