Nga Orjola Pampuri
Ne 6 vite qeverisje, Rama forcoi pozitat e tij fale lidhjes dhe bashkeqeverisjes me krimin. Opozita nisi denoncimet, te cilat u kontestuan nje e nga nje me kembengulje nga Kryeministri, duke filluar nga avionet e droges, kryebashkiaket me precedente penale, deputete, ish deputete e ministra, bashkepunetore te bandave, shkelje e korrupsion, shperdorim fondesh, koncensione korruptive e shume te tjera, te gjitha te denoncuara nga opozita, por qe Rama i mbronte me arrogance e delir, por ne fund dorezohej para fakteve te pakontestueshme te opozites. E te gjithe cka u permenden me lart autori dhe regjizori eshte vetem Rama. I cili po largon cdo tentakule per te ruajtur koken e tij. Por largimi i te gjithe bashkepunetoreve te tij, paralajmeron largimin me te turpshem te Rames nga pushteti.