Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka reaguar pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Në një shenim në faqen e tij në facebook ai shkruan se duhet “Veting për peshqit e medhënj të qelbur”.
Ja postimi i plotë i deputetit të PD
Veting për peshqit e mëdhenj të qelbur.
Ne fillim iken Habilajt me gjithe Tahir, me pas Bajrot, me pas Avdylajt, tani Xhafajt. Ç’ka thenë opozita po del e vertetë. Aleanca e Qelbësirave, siç e quajti një ideolog i saj dikur në 2013, po shkërrmoqet në mes të panikut. Sa shkel njëri syrin dhe njofton konferencë shtypi, apo thotë shprehje me kod në TV dhe ja ku ikën minister apo deputet. Dhe ky është vetëm fillimi i shkërmoqjes. Prisni të shihni të rradhës!
Marreveshja me krimin është marreveshje me djallin. Herët a vonë të ha kokën!
Deri me sot po binin në rrjetë peshq të vegjël të qelbur. Sot ra një peshk i madh. Por siç e thotë një shprehje e vjetër durrsake, “Kur man erë bishti i peshkut, koka është qelb kahone!”. Dhe durrsakët këto historitë me “peshq” i njohin mirë.
Edi Rama është peshkaqeni që po qelb të gjithë tepsinë. Duhet hedh me gjithë tepsi sa nuk është qelbur shtëpia përfundimisht!