Rama zgjodhi Lushnjën për të zhvilluar estradën e pranimeve në parti. Dikur kjo ishte fushatë e paraardhësve të Ramës që lajmërohej me banderola të kuqe nëpër qytete e fshatra. Rama si prezantues e konferiencier pa papion drejtonte spektaklin e luajtur pa cilësi. Kryetari i Kuvendit, Ruçi, drejtonte myzeqarët e rinj të anëtarësuar dhe ata gjithë frikë flisnin nja dy fjalë sa për kamerën e ERTV-së. Rama na kujtoi filmin “Gjeneral gramafoni”, atë skenën e zotërisë, teksa iu drejtua të riut ta hiqte atë fjalën “zotëri” kur i drejtohej atij. Rama mbrojti simbolet e kuqe si ylli i kuq. Kapakun estradës ia vuri Gramoz Ruçi i cili e prezantoi veten si “partiak të thekur”, “konservator” (komunist sigurisht). Kushdo mund ta shohë këtë film, sigurisht do kuptojë konkurrencën e egër me estradën e Lushnjës, aq e njohur në vitet ’80. Gaztori tashmë ishte kryeministër. Zëvendësgaztori ish ministri i fundit i brendshëm diktaturës komuniste.