Dorëheqja e ministrit si parathënie e rënies së kryeministrit

Saturday, 27 October 2018 13:23

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama, duke vlerësuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Xhafaj, pjesa e keqe brenda qeverisë është shumë më e madhe dhe ende më e fortë nga sa duket.

Luan Rama shkruan në Facebook se kjo dorëheqje është parathënie e rënies së kryeministrit.

Postimi i plotë

Dorëheqja e ministrit si parathënie e rënies së kryeministrit!

Pavarësisht rrethanave e përtej komenteve nëse është e vonuar apo e detyruar, dorëheqja e Ministrit të Brendshëm, është në vetvete një akt qytetar dhe dinjitoz i Fatmir Xhafës por që nuk e shpëton dot qeverinë dhe qeverisjen tërësisht të kriminalizuar e të identifikuar si të tillë në tipologjinë e vetë kryeministrit.

Dorëheqja si institucion në politikën shqiptare, për fat të keq vazhdon të mbetet episod, pa mundur të bëhet dot një fenomen i qasjes së përgjegjshme, të paktën në dimensionet e skrupujve moralë. Por gjithsesi, edhe ky episod thotë shumë më tepër nga sa është “lexuar” deri tani.

Me largimin e Fatmir Xhafës krijohet iluzioni sikur qeveria shpëtoi më në fund nga “targeti” i goditjes, por në fakt është e kundërta! Dorëheqja është vetëm paralajmërimi i rënies, që nis kësisoj me shembjen e pikës së referimit të bashkëpunimit të partnerëve ndërkombëtarë!

Operacionet e fundit të policisë dhe goditja e disa grupeve kriminale, dukshëm të lidhura me klanet e qeverisë e që e ushqejnë atë, në fakt do të duhej të kishte stimuluar dorëheqje të tjera dhe jo atë të Fatmir Xhafës. Mirëpo me sa duket, pjesa e keqe brenda qeverisë është shumë më e madhe dhe ende më e fortë nga sa duket!

Me dorëheqjen e vet, Fatmir Xhafa jo vetëm distancohet nga ajo pjesë, por duke u larguar prej qeverisë, na jep mundësinë të shohim më qartë e të kuptojmë se deri ku mberrijnë tentakulat e krimit, që deri tani fshiheshin pas mbiemrit të tij!.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...