×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kodi që Rama lëshoi për të gjithë socialistët që do hapin gojën në media kudra tij

Saturday, 27 October 2018 17:00

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot dy takime në Lushnje, ndërkohë që në Tiranë mediat raportonin në çdo minuta zhvillime të reja për dorëheqjen e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm.

Ndonëse në mënyrë direkte nuk e komentoi largimin e Xhafajt nga qeveria, duket se Rama i ka dhënë mesazhet për ish-ministrin e tij.

“Tani nuk je më e lirë se brenda në parti nuk i bën dot të gjitha. Se ka ca që thonë jam i lirë, jam i lirë. Je i lirë, po nuk i gjuan dot me gurë shtëpisë ku rrimë të gjjthë. Po gjuajte, ik dil nga shtëpia”, u shpreh Rama teksa bisedonte me të pranishmit në aktivitet.

Gazetarët raportojnë se Fatmir Xhafaj ishte kthyer në problem për disa drejtues të Partisë Socialiste, të cilët i druheshin një aksioni të policisë kundër zyrtarëve të kapur në afera korruptive dhe në bashkëpunin me krimin.

Login to post comments